Në fokus

October 25, 2018 | 11:58

Ecja është jetësore! Ja çfarë ndodh me trurin nëse nuk ecim…

Për përfitimet e mëdha dhe të shumëllojshme që sjell aktiviteti fizik në trup, janë shkruar dhjetëra artikuj. Nëse ka shumë interes për këtë temë, kjo do të thotë se ky aktivitet duhet të praktikohet, madje edhe si një shëtitje e thjeshtë.

Pjesa më e madhe e atyre që ushtrojnë aktivitet fizik janë të fokusuar pas pamjes fizike, mirëqenies, humbjes së peshës, por nuk duhen harruar të gjitha efektet e tjera që mund të sjellë një gjysmë ore aktivitet i përditshëm. Duke filluar që nga reduktimi i niveleve të kolesterolit të keq, ruajtja e një niveli të mirë kardiovaskular dhe përfitimet që ajo i jep aktivitetit seksual, në sajë të prodhimit të endorfinës dhe qarkullimit të gjakut.

Një studim, i kryer nga Universitetet e Milanos dhe Pavia, u përqendrua në efektet që mungesa e lëvizjes dhe stërvitja muskulore shkakton në qelizat nervore.

Ata që janë të detyruar të zgjasin periudhat e pasivitetit jo vetëm që komprometojnë nivelin e tyre muskulor dhe kardiak, por gjithashtu prodhojnë një reduktim të performancës neurologjike dhe të trurit në përgjithësi.

Një shembull tipik mbi të cilin dijetarët janë fokusuar, ka marrë astronautët si pikë referimi. Astronautët, si dhe pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, që pësojnë zvogëlimin e aktivitetit të muskujve, shohin si pasojë dëmtimin e performancës së tyre muskulare dhe të trurit.

“Rëndësia e rolit që neuronët motorikë dhe sensorë luajnë në drejtimin e të gjithë aktivitetit dhe evolucionit të lëndës gri ndodh çdo herë që veprojmë në një muskul. Prodhohen kimikate që, duke kaluar perden që ndan trurin nga qarkullimi i gjakut, stimulojnë prodhimin e një faktori neurotrofik, i cili vepron në neuronet e sistemit nervor qendror dhe të sistemit nervor periferik”.

Statistikat e raportuara në edicionin e fundit të Javës Botërore të Trurit treguan se njerëzit mbi 70 vjet me aktivitet fizik të rregullt kanë ruajtur një gjallëri të shkëlqyeshme në drejtim të vëmendjes, kujtesës dhe aftësisë së të mësuarit, më të madhe se ata që nuk praktikojnë aktivitetin motorik.

Lëvizja ndihmon në bllokimin e procesit të plakjes së trurit (që deri më tani konsiderohet i pakthyeshëm), duke stimuluar një prodhim masiv të qelizave të reja burimore në hipokampus (struktura e trurit që kontrollon kujtesën dhe të mësuarit, duke lejuar ruajtjen e informacionit të ri) që përmirësojnë aftësitë memorike.

Pra, pa shumë justifikime, ju duhet të gjeni kohë dhe dëshirë për të paktën 20/30 minuta ecje në ditë!

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top