FB

January 18, 2022 | 8:18

Ecja ndihmon në luftimin e depresionit pas lindjes

 

Ecja e shpejtë çdo ditë, qoftë edhe vetëm 15 minuta, ndihmon në luftimin e depresionit pas lindjes. Kjo sugjerohet nga një studim kanadez i Universitetit Perëndimor të Londrës, i botuar në Journal of Women’s Health, i cili analizoi të dhënat nga pesë projekte kërkimore që përfshinin 242 gra.

1

“Pandemia e COVID-19 ka bërë që shumë gra të shikojnë përtej opsioneve tradicionale të trajtimit të depresionit pas lindjes, të tilla si psikiatria dhe medikamentet, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar për shkak të kufizimeve dhe për të zbuluar përfitimet e aktivitetit fizik,” shpjegon Universiteti në një shënim, duke sqaruar se përdorimi i trajtimit mjekësor mund të jetë ende i nevojshëm në disa raste.

Studimi rekomandon që nënat e reja të ecin me “intensitet të moderuar” për 90 deri në 120 minuta në javë për të reduktuar simptomat e depresionit pas lindjes.

“Ecja është një praktikë mjaft e arritshme për të gjitha gratë dhe gjëja e mrekullueshme është se ato mund ta bëjnë atë me fëmijën e tyre”, tha Marc Mitchell, nënshkruesi i parë i studimit.

“Nëse nëna e re arrin të dalë tre ose katër herë në javë për gjysmë ore, apo edhe 15 minuta në ditë, me fëmijën e saj në karrocë, ajo mund të vërejë përfitime të rëndësishme në mënyrën se si ndihet.”

Studiuesit theksojnë se si përdorimi i shëtitjeve për të luftuar depresionin pas lindjes mund të përfaqësojë gjithashtu një zgjidhje për të gjitha ato gra që, për shkak të stigmës sociale, margjinalizimit apo faktorëve të tjerë, nuk kërkojnë ndihmë.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top