FB

May 31, 2022 | 8:45

Ecja në natyrë: terapia e re nga mjekët për shëndetin mendor dhe fizik

Ecja në natyrë nuk është vetëm një argëtim, por mund të bëhet një terapi e vërtetë. Këtë e kanë kuptuar si në Kanada, ku mjekët e përgjithshëm i përshkruajnë si ilaç shëtitjet në parqe, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

forest-bathing-34af8732a8354afc8be7cd62ce8c4149

Në fillim të prillit 2022, fëmijë dhe familjet e tyre u mblodhën nën drurët e kuq në një park rajonal pranë Oakland, Kaliforni. Ata u ulën me një mjek, doktor Nooshin Razani, nën degët e pemëve të lashta, duke marrë ajër të pastër. Programi është pjesë e një tendence në rritje të të ashtuquajturave “receta të parkut”, të cilat janë bërë gjithnjë e më popullore gjatë dekadës së fundit së bashku me kërkimin mbi efektet shëndetësore të kalimit të kohës në natyrë. Në këto programe, mjekët inkurajojnë fuqishëm pacientët e rinj dhe të moshuar që të kalojnë më shumë kohë jashtë për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor dhe fizik. Natyrisht, asnjë mjek nuk i këshillon pacientët që të kalojnë një ditë në park në vend që të përshkruajnë barnat e nevojshme psikiatrike. Natyra nuk është një kurë për problemet shëndetësore dhe recetat e parkut nuk janë menduar të përdoren në vend të ilaçeve me recetë. Por njerëzit mund të korrin përfitime të vërteta.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.donnad.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top