FB

July 1, 2025 | 0:00

Eda Bano (Losha): Një libër jete me të vërteta dashurie!

Ky është rrëfimi i një gruaje që jeton çdo ditë me pasion, përkushtim dhe dashuri, një udhëtim mes sfidave dhe gëzimeve, ku dashuria është gjithmonë kryefjala.
1
Prej 18 vitesh, Eda Bano drejton Çerdhen dhe Kopshtin “Princi i Lumtur”, në rrugën “Endri Keko” në Tiranë, një institucion që lindi si dhuratë nga një nënë për nënat. Por rrugëtimi i saj nuk është ndalur këtu. Ajo ka vazhduar të ushqejë ambiciet e saj si grua dhe si profesioniste.
Eda është pjesë e Dhomës Ekonomike të Gruas, një forum frymëzues që promovon shkëmbimin e ideve dhe fuqizimin e grave shqiptare në sipërmarrje.
Për Edën, suksesi nuk matet vetëm me arritje materiale, por me harmoninë me veten, me dashurinë për punën dhe me lidhjet e ngushta njerëzore. Ajo beson në kompromisin, në fuqinë e përqafimit dhe në rëndësinë jetike të pavarësisë ekonomike për gratë.
Në këtë fillim vere, Eda Bano përcjell urimin e saj më të mirë: që paqja të mbizotërojë kudo!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top