Në fokus

April 3, 2018 | 15:07

Edhe ata munden! Emocione nga ekspozita “Këpucët e Autizmit”

Nga Orjona Tresa

Unë jam Abeli. Jam 6 vjeç. Shokët dhe shoqet në kopsht më duan shumë. Edhe unë i dua shumë ata, megjithëse shpesh e kam të vështirë t’i shpreh ndjenjat e mia.

Unë jam Eljana. Jam 14 vjeç. Jam shumë e lumtur sepse kam vetëm pak muaj që kam shkuar në shkollë për herë të parë. Dikur nuk më lejonin.

Kjo ishte një ftesë ndryshe. Një ftesë që bënte thirrje për të dhënë njëherazi shumë mesazhe.

Ata nuk janë vetëm me autizëm, ata janë shumë herë më shumë se kaq.

29683894_127534288091176_1332100503033556378_n

Gëzimi i një prindi është i madh kur sheh të realizuar nga duart e fëmijës së tij të bërit ART. Kjo ishte kryefjala e një takimi mbresëlënës, që jo rastësisht më emocionoi. Ky pasion me gjasë mund të shndërrohet në një strehëzë paqeje për fëmijë që janë të prekur nga çrregullimi i spektrit autik.
Është dita ndërkombëtare e tyre, e cila në fakt nuk mjafton të trumbetohet vetëm sot për sot. Ka shumë për të bërë për këta fëmijë.
Autizmi vërtet nuk zgjedh, por mund të përkrahet, ndihmohet, lehtësohet, shërohet në forma të ndryshme rehabilitimi.

29683488_10215689200653715_3026447039446694561_n

U gjenda pranë dy prej tyre në një ekspozitë krejt vullnetare. Eliana dhe Abeli ishin dy fëmijët që prezantuan punimet e tyre, kuruar me kujdes nga piktori, Ibraldo Aliraj.
Ndërsa do të përgëzoja dy terapistet, psikologet Imo Alikaj dhe Kalina Profka Zaka, të cilat me përkushtim, e dashuri falur, u kishin dhënë fëmijëve çaste të paharruara.
Ekspozita me një titull të veçantë, “Këpucët e autizmit” u mirëprit nga shumë pjesëmarrës, disa prej të cilëve zgjodhën t’i blejnë pikturat e fëmijëve. Dhe atmosferës i dhanë jetë dy të rinj violinistë, të cilët performuan muzikë klasike.

29597238_10215689200013699_1651337379264522473_nKy aktivitet u mbajt në datën 2 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Autizëm, ku Qendra e Shërbimeve Psikologjike “Be puzzle” në bashkëpunim me “Aliraj’s Art” çeli në Qendrën Rinore të Tiranës, ekspozitën e parë me piktura të punuara nga vetë fëmijët e prekur nga çrregullimi i spektrit autik.

Për të treguar se edhe ta janë të denjë për t’u përfshirë në shumë aktivitete si këto!

29597342_127534411424497_8343380027300910637_n 29597310_127534334757838_3223245187417608505_n 29598198_127534374757834_8404832628449144529_n 29695525_127534491424489_6834256227477857217_n 29790153_127534244757847_3971916128559962765_n 29598080_10215689199453685_7739263696045519238_n

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top