Marrëdhënie

April 3, 2018 | 14:59

Nga Valentina Telhaj / Arti i flirtit

Flirti është një mënyrë për të treguar apo sinjalizuar tjetrin, duke transmetuar atraksionin pa folur apo biseduar. Ky është një lloj respekti pa fjalë, i folur me gjuhën e trupit nga meshkujt dhe femrat në tërë botën. Metodat që njerëzit shprehin dhe komunikojnë interesat e tyre, janë shumë thellë të rrënjosura në natyrën njerëzore, ku sinjalet automatikisht kuptohen.

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Flirti është pjesë e repertorit të sjelljes, i cili është i pajisur me komandat e natyrës njerëzore. Pra, për të gjetur një partner të përshtatshëm dhe anasjelltas. Flirti njerëzor paralelin e saj e ka në botën shtazore, ku sjellja e disa kafshëve angazhon sinjalet jo vetëm në qëndrueshmërinë e tyre, por edhe në gjestikulacionin, lëvizjet e përdorura për flirt që shkaktojnë një ngjitës biologjik dhe psikologjik. Flirtimi kërkon shumë aftësi për t’u zbatuar, intelekt, gjuhë trupore, krijimtari dhe më e rëndësishmja ndjenja. Ajo paraqitet si një art në vete për të kërkuar shpirtin binjak, për të manipuluar dikë apo vetëm për lojë. Ajo paraqitet në lojën sociale dhe në sjelljet seksuale përgjatë komunikimit verbal, të shkruar, dhe gjuha e trupit që paraqitet si bazike për lojën e flirtit.

Në disa kultura, flirti edhe dënohet, ndërsa në të tjera, pranohet. Flirti tregon më shumë sesa intimiteti që pritet të ndodhë, ku pjesët e trupit e justifikojnë flirtin përmes rregullave sociale të etikës të asaj shoqërie që në përgjithësi nuk aprovon shprehjen e interesit seksual haptazi në kuptimin e dhënë. Komunikimi që paraqitet në sensin e lojës apo ironisë përfshin transmetimin e flirtin tek tjetri përmes kontaktit të syve, prekjes së flokëve, prekjes kalimtare, dhe gjestikulacioneve spontane.

Njerëzit flirtojnë për arsye të ndryshme. Flirti tregon një interes shumë të thellë në lidhjen mes dy personave. Disa njerëz flirtojnë vetëm për të provuar aftësitë e tyre në këtë art dhe jo më qëllimin për të zhvilluar një lidhje. Ky lloj flirti mund të rezultojë i dëmshëm për palën tjetër, sepse vjen si ndikim negativ, ku personi tjetër mund ta cilësojë veten si i përdorur.

Flirti sipas kulturave të ndryshme

Në disa kultura, flirti shikohet si tradhti nga personi në një lidhje monogame, ku çiftet vendosin rregulla për njëri-tjetrin kështu që edhe provohet ‘besnikëria’ e tyre. Në rend për të shprehur interesat e tyre seksuale, njerëzit përdorin artin e flirtit. Flirti përveç argëtimit që mund të ndodhë mes shokëve, kolegëve, ose mes të panjohurve, të cilët dinë saktësisht se si të sillen dhe të veprojnë. Ky flirt nuk të drejton te kalimi seksual apo lidhjet romantike, por i rrit lidhjet mes njerëzve. Flirti me qëllim serioz është më shumë i përshtatshëm në procesin e përzgjedhjes së partnerit.

Flirti përfshin sinjale të ndryshme si, shenja verbale, prekjet, shkëmbimin e numrave të telefonit, kërkimin në rrjete sociale, gjë kjo e fundit e cila rezulton shumë e përdorur dhe ndonjëherë paraqitet edhe me konotacione të rrezikshme. Kultura është shumë e rëndësishme në aktin dhe artin e flirtit, ku për shembull: kontakti me sy apo shikimi, në kulturën perëndimore, shërben si strategji. Por sidoqoftë, ka tjetër kuptim në vendet aziatike, ku femrat kanë vështirësi t’i kthejnë shikimin tjetrit që e shikon. Femrat kineze dhe japoneze e konsiderojnë si të papërshtatshme të ofenduese kontaktin me sy saqë kjo paraqet edhe mosrespektim. Distanca mes dy njerëzve gjatë flirtit, është një pikë shumë e rëndësishme.

Njerëzit në kontaktet me kulturat e ndryshme, mund të ndihen më të rehatshëm nëse janë në afrimitet më personin që flirtojnë, ku jo rastësisht një person britanik apo mesdhetar ka nevojë për hapësirë gjatë flirtit. Prekja rastësore si në krah apo në shpatull, mund të përbëjë një flirt apo të hedhë bazat e një flirti, sidomos në ato kultura ku pjesët e komunikimit janë më shumë trupore. Të afrohesh pastaj, të thyesh atë heshtjen e kontaktit me sy, bën që partneri apo personi të flirtojë intensivisht me tjetrin. Një shikim i shpejtë mund të memorizojë shumë raste të pamjes se personit që flirton dhe paraqet interes për të. Shpërfaqja e diferencës seksuale tregon se sa një person është tërheqës në sytë e të tjerëve.

Kur një person takohet më një tjetër që paraqet interes për të, atëherë automatikisht ndodhin ndryshime psikologjike. Në të shumtën e rasteve janë femrat që kryesojnë gati 90% të flirteve, duke u dërguar sinjale meshkujve që ato vënë në shënjestër. Në të shumtën e rasteve, meshkujt nuk arrijnë t’i lexojnë këto sinjale nga partneret femra, duke i keqinterpretuar ato. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që duhet t’i demoralizojmë ata.

Çfarë i duhet flirtit?

Buzëqeshja zbukuron tërë konturën e flirtit dhe kjo nuk mund t’u shpëtojë meshkujve, madje i bën të fitojnë pikët maksimale në sjellje. Zakonisht te meshkujt, arti i flirtit nuk është shumë i pasur, sepse ata normalisht transmetojnë gjithnjë pushtet, status të shëndetshëm dhe fizik të mirë, ku përveç pushtetit transmetojnë edhe autoritet. Ajo që nuk duhet anashkaluar në flirt është imagjinata, e cila luan rol kryesor dhe shumë të rëndësishëm në artin e flirtit. Arti në verë paraqet një krijim të së bukurës, ku flirti është korniza e artë e një pikture të vlefshme, e cila ka mbijetuar gjatë në kohë.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top