Këshilla & Arsye

March 14, 2018 | 9:14

Edhe djemtë i duan komplimentet që të ndjehen mirë!

Nëse mendoni se komplimentet janë vetëm për vajzat, atëherë e keni gabim, pasi edhe meshkujt i dëshirojnë fjalët e mira po aq sa femrat.

Është mirë ndonjëherë që edhe rrjedha e fjalëve të bukura të ndryshojë dhe të jenë djemtë ata që marrin komplimente apo shprehje të këndshme.

Por për çfarë duhet t’i komplimentojmë meshkujt?

Për trupin – Partneri apo djali që keni qejf ka një trup seksi? Është i gjatë? Me muskuj? Thuajani!

Për faktin sa të sigurt ju bën të ndiheni – Nëse një djalë ju bën të ndiheni mirë apo të sigurt me të, thuajani, ndoshta edhe publikisht. Gjëja më e mirë që një partner mund t’i japë asaj që ka në krah është siguria.

Për rrobat – Shpeshherë djemtë i kushtojnë më shumë kohë veshjes sesa vajzat, prandaj bëni mirë t’u thoni nja dy-tri fjalë të bukura për stilin apo kombinimin.

Për aromën e tij – Ka ndonjë gjë më seksi sesa partner që mban një aromë që ju çmend? Kombinimi i parfumeve, deodorantëve apo kolonjave më të mira e meritojnë një kompliment.

Për… penisin –  Të surprizuar? Aspak!

Për mendjen – Nuk ka gjë më të mirë se të komplimentosh dikë për mendjen apo për mënyrën e të menduarit. Prandaj, kur vjen puna tek njeriu që pëlqen, vërjani gjithmonë në dukje.

Burimi Panorama Plus Online

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com