*Jeff Foster, autor dhe folës publik anglez
Një nga mitet shpirtërore, më të rrezikshëm që kemi trashëguar, është se shërim do të thotë “të ndjehesh mirë”. Jo. Ndonjëherë, në realitet, shqetësimi intensifikohet me ardhjen e dritës nga errësira, me hyrjen e vetëdijes së tanishme të materialit të pavetëdijshëm, me djegien në ethet e shërimit të iluzioneve tona të vjetra.
Shqetësimi ndoshta nuk është një gjë e keqe, nuk është një gabim apo një shenjë që kemi humbur rrugën për t’u shëruar. Mos harroni, prania e dhimbjes sot, në të vërtetë mund të tregojë që procesi i shërimit po intensifikohet, jo se është ndalur; se tani jemi vërtet më zgjuar dhe të ndjeshëm se kurrë, më pak të mpirë, më pak të gatshëm të tërhiqemi, më shumë në kontakt me cenueshmërinë tonë të shenjtë.
Në kulturën tonë ekziston një tendencë për të shmangur çdo lloj shqetësimi, duke na shpërqendruar, duke e etiketuar atë si “të gabuar” ose “negativ” apo edhe “jo shpirtëror”, ose duke u përpjekur ta largojmë atë përmes meditimit ose mjekësisë. Pjesa më e madhe e mjekësisë perëndimore është e orientuar drejt heqjes së simptomave, heshtjes së çrregullimit, anestetizimit të kaosit dhe kthimit në njëfarë “normaliteti” të pranueshëm nga shoqëria.
Por ndonjëherë, miqtë, nuk kanë më interes që ne të “kthehemi në normalitet”! “Normaliteti” ishte problemi, jo zgjidhja! Status quoja kishte nevojë për një ndryshim. Ishte e ngatërruar dhe e rreme.
Koncepti ynë i vjetër i realitetit na mbajti të bllokuar dhe na u desh të çlirohemi! Ndonjëherë, një “normalitet” shtypës dhe tjetërsues duhet të kalojë në krizë, duke u shndërruar në kaos. Është e nevojshme të perceptohet dhimbja dhe pakënaqësia, zhgënjimi, lodhja, frika dhe dyshimet si kurrë më parë, dhe zemra të ndahet plotësisht.
Prandaj, lëre të fryjë erë dhe stuhi, lëre të pastrojë vetveten gjithçka që është e rremë, lëre të mbetet e vdekur gjithçka që ka vdekur dhe jeta të shpërthejë aty ku je! Tani jeni të ftuar në një shërim më të thellë, mik, edhe nëse ndjenja është se po “përkeqësoheni”, edhe nëse zemra është e ndjeshme dhe e ekspozuar, edhe nëse ende nuk mund ta perceptoni të nesërmen tuaj!
Së shpejti do të ngriheni si feniks!
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La voce del buio
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.