Në fokus

July 14, 2017 | 11:57

Edhe pse dy dekada jashtë, bilbili i Shqipërisë së Mesme, Merita Halili, mall për t’u kthyer në vendlindje

Merita Halili, bilbili i këngës popullore shqiptare edhe pse prej dy dekadash jeton në SHBA emocionohet sa herë i kujton publikun dhe skenën  shqiptare. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit së bashku me bashkëshortin, Raif Hyseni, ata  folën  për jetën  jashtë Shqipërisë, rikthimet në vendlindje dhe marrëdhënien e tyre në çift gati 27-vjeçare.

“Me të vërtetë më mungon publiku dhe ato thonë fjalë zemre”, tha Merita e përlotur, pasi dëgjoi komentet e disa qytetarëve.

1

“Merita Halili ka lindur në Tiranë, por zërin e Meritës duhet ta shijojnë edhe bota dhe të tjerët, jo vetëm shqiptarët. Dhe kjo është një prej arsyeve që publiku amerikan (kuptohet që publiku shqiptar na ka ka gjithmonë pranë), por edhe amerikanët, e çmojnë dhe e vlerësojnë shumë zërin e Meritës, dhe si e tillë, shyqyr që kemi mundësinë që përmes zërit të Meritës ta ngrejmë lart muzikën, këngën popullore shqiptare. Ndoshta është pak e vështirë për Meritën, sepse kuptohet edhe për mua sepse ne të dy jemi larg vendeve tona, larg Kosovës, larg Shqipërisë, mirëpo e kemi për obligim kombëtar që të bëjmë të pamundurën që Shqipërinë ta shohim sa më lartë e më lartë”, u shpreh bashkëshorti.

Për të sqaruar rrjedhën e karrierës së tyre artistike, Arifi citoi edhe një thënie amerikane, që thotë: “A më mirë një peshk i vogël në një akuarium të madh, apo një peshk i madh në akuarium të vogël?!”

Emisioni i plotë:

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top