FB

April 15, 2021 | 8:40

Edhe pse jeni nënë, ju keni të drejtë të keni një jetë shoqërore

Nëse ka një gjë që unë gjithmonë nuk e kam toleruar, ajo është klisheja, sidomos kur këto shndërrohen në realitete absolute për të cilat ne dukemi të destinuar. Dhe ky është rasti i mungesës totale të jetës shoqërore, e cila u atribuohet prindërve.

“Bëje tani sa mundesh” ose “Më pas nuk do të kesh kohë as të shkosh në kinema” i kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur nga mikeshat e mia që tashmë janë nëna, të cilat më shumë se këshilla, dukeshin si kërcënime. Kështu që pyesja për një kohë të gjatë nëse të bëhesha nënë do të thoshte të anuloja plotësisht qenien time si grua, shoqe dhe dashnore.

Gjithmonë e kam ditur që ardhja në jetë e një fëmije e kthen jetën përmbys, edhe kur nuk isha nënë. Por ajo që pyesja është pse disa prindër mohojnë totalisht jetën e tyre, duke hequr dorë nga udhëtimet, duke mos dalë me miqtë dhe madje as për një mbrëmje në kinema. I premtova vetes se kjo nuk do të ndodhte me mua. Se do të bëja gjithçka për të pajtuar familjen me pasionet, interesat dhe jetën time.

Më kujtohet ndjenja e lirisë, lehtësisë dhe e shkujdesjes që ndjeva kur, e bindur nga miqtë e mi, ndoqa një aheng të madh disa muaj pas lindjes së foshnjës time. Unë ngurroja ta pranoja ftesën, e pranoj, dhe ndjenja e fajit bëhej mbizotëruese sa herë që mendoja “Oh po, hajde” derisa burri im më tha “Shko dhe shijo mbrëmjen, do të kujdesem unë për foshnjën”.

Kështu bëra, vesha veshjen time më të bukur (le të themi më e bukura nga ato që ende më përshtateshin), vura grimin, kreha flokët dhe dola për mbrëmjen time. U kënaqa aq shumë sa i premtova vetes se kjo nuk do të bëhej ngjarja e jashtëzakonshme dhe e rrallë që do të përsëritej një herë në dy vjet: kjo mund të jetë jeta ime.

Sigurisht që u desh një organizim pasi unë kam një familje dhe një fëmijë që ka nevojë për kujdesin tim. Por të kesh një jetë shoqërore nuk do të më bënte një nënë të keqe. Kështu që unë zgjodha të mos dorëzohesha, por përkundrazi të angazhohesha pak më shumë për të qenë një nënë që bashkëjetoj me të qenurit mike, e dashur dhe mbi të gjitha një grua. Dalja dhe takimi i miqve, gjetja e kohës për të ndarë me partnerin tim, organizimi i një udhëtimi, shkuarja në kinema apo edhe një aheng, e gjithë kjo është e mundur.

Mos u besoni atyre që ju thonë se nuk do të keni më një jetë shoqërore, mos u tërhiqni për të mos bërë asgjë, vetëm sepse jeni bërë prindër. Nuk është e thënë që të jetë kështu, nëse nuk dëshironi.

 

Burimi / https://dilei.it/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top