FB

November 11, 2021 | 8:25

Edhe pse ka patur dyshimet e saj rreth martesës Malala është martuar, publikohen fotot e para nga dasma

Urimet kanë qenë të shumta për ish-yllin e kopertinës britanike të Vogue, Malala Yousafzai, e cila me një postim në Instagram ka konfirmuar se është martuar. “Sot është një ditë e çmuar për jetën time. Asser dhe unë u martuam për të qenë partnerë për gjithë jetën. Ne organizuam një ceremoni të vogël në shtëpi në Birmingham vetëm me familjet tona. Ju lutemi na dërgoni lutjet tuaja. Jemi të lumtur të ecim së bashku në udhëtimin që kemi përpara”.

Aktivistja e arsimit të vajzave, e diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe në histori ka zbuluar më parë dyshimet e saj rreth martesës. “Unë ende nuk e kuptoj pse njerëzit duhet të martohen”, i tha ajo Sirin Kale. “Nëse doni të keni një person në jetën tuaj, pse duhet të nënshkruani letrat e martesës, pse nuk mund të jetë thjesht një partneritet? Mamaja ime është si… ‘Mos guxo të thuash diçka të tillë! Duhet të martohesh, martesa është e bukur”.

Malala, prindërit e së cilës kishin atë që ajo e përshkruan si “një martesë të organizuar dashurie”, la të kuptohej se përvoja e shikimit të miqve të saj në universitet e kishte ndihmuar të hapte gradualisht mendjen ndaj perspektivës. “Deri në vitin e dytë të universitetit, tha ajo, mendoja nuk do të martohem kurrë, nuk do të kem kurrë fëmijë – thjesht do të bëj punën time. Unë do të jem e lumtur dhe do të jetoj me familjen time përgjithmonë. Por kuptova që më kalimin e kohës nuk je gjithmonë i njëjti person”, vazhdoi ajo. “Ti ndryshon dhe gjithashtu rritesh”.

 

 

Burimi / https://www.vogue.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top