Sipas studimeve të fundit, edhe qentë mund të thinjen nga stresi dhe ankthi. Camille King, një specialiste sjelljesh për kafshët tha për CNN se, me kalimin e viteve, ajo kishte vënë re një lidhje midis ankthit dhe thinjes së parakohshme te qentë.
Temple Grandin, profesor i shkencave të kafshëve në Universitetin Shtetëror të Kolorados dhe bashkëautor i studimit, pohoi se dy fotografitë e presidentit Barac Obama, përpara marries dhe pas lënies së postit të Presidentit të SHBA-ve ishin pikënisja dhe frymëzimi për studimin.
“Fakti që presidentët thinjen para kohe ishte një nga gjërat, që më inkurajoi për të bërë studimin,” tha Grandin.
Studiuesit mblodhën fotografitë e 400 qenve rreth moshës 4 vjeç dhe u dhanë pronarëve të tyre të plotësonin një pyetësor me 21 pyetje.
Qentë që rrinin vetëm në shtëpi, nuk dilnin shëtitje shpesh apo nuk rriteshin me dashuri kishin 40% deri në 65% më shumë mundësi të thinjeshin në moshë të herët.
Dhe pse për shumë kohë është besuar se thinjat janë shenjë paralajmëruese e plakjes, ky mit është hedhur poshtë prej disa vitesh. Gjendja konstante e ankthit apo e stresit, mund të jetë shkak i thinjave të parakohshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.