Lifestyle

December 29, 2016 | 8:24

Ismail Kadare emetohet në një pullë postare të Postës së Kosovës

Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare “Ismail Kadare” në shenjë të nderimit të njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë dhe me famë ndërkombëtare. Kjo pullë postare emetohet në 80-vjetorin e lindjes së tij, në vitin që është shpallur si “Viti i shkrimtarit Ismail Kadare”.

2

“Posta e Kosovës ndihet krenare, sepse fondi i pullave postare është pasuruar edhe me imazhin dhe emrin e shkrimtarit tonë të madh. Duke marrë parasysh se një prej qëllimeve kryesore të Postës së Kosovës është promovimi i vlerave kombëtare, ne ndihemi të nderuar që përmes kësaj pulle postare shprehim respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e Kadaresë për çështjen e Kosovës. Veprat e tij sot gjenden kudo, në të katër anët e botës, të përkthyera në dhjetëra gjuhë të ndryshme. Edhe kjo pullë postare që nga sot do të udhëtojë me emrin dhe imazhin e tij kudo në botë ”, thuhet në një komunikatë për mediat të Postës së Kosovës, me rastin e emetimit të pullës postare me portretin e shkrimtarit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top