Në fokus

March 17, 2017 | 12:25

Edith Harxhi një profil përtej politikës

Edith Harxhi, ish-zëvëndës ministrja e Punëve të Jashtme ka folur në studion e Rudina Magjistarit për karrierën, jetën e saj personale dhe pasionet e saj. Ndër të tjera Harxhi prezantoi edhe qenushin e saj ‘BonBon’, emrin e të cilit e ka vendosur pas frymëzimit nga kënga e Era Istrefit. Për ta përshtatur më tepër, ajo i kishte vendosur Bonbonit edhe një kapuç të ngjashëm me atë të këngëtares në videoklip.

1

“Kjo është një dhuratë që e ka nga Prishtina , është komplet veshja e Era Istrefit kur këndonte këngën Bonbon dhe duke qenë se Bonboni ka ardhur nga Prishtina tek unë vendosa që t’i vë një emër nga Kosova”, thotë ajo dhe tregon lidhjen e veçantë që së bashku me bashkëshortin kanë për qentë dhe macet.

2

Ajo thotë se pasioni për kafshët u rizgjua pas njohjes me bashkëshortin turk në Sokoci, pasi ai është një mjek veterinar.

“Ai është turk, por me nënshtetësi shqiptare. Ndjehet shumë shqiptar jo vetëm prej meje por, edhe spese mamja e tij është me origjinë të vjetër shqiptare, nga Manastiri, kështu që ka një damar shqiptar, siç themi ne. Është adaptuar shumë mirë në Shqipëri që kur kemi ardhur në 2005-ën dhe tashëm është shqiptar në gjithçka, në komunikim, në rrugë, kudo komunikon fare lirshëm, siç komunikojmë ne që jemi lindur dhe rritur në Tiranë, ndjehet shumë shumë mirë dhe mendoj se Shqipëria është një vend ideal për të huajt. Mendoj se turqit në veçanti më tepër pëlqejnë Kosovën, sesa Shqipërinë, interesante! Duke qenë se ne kemi punuar 5 vite në Kosovë, kur punonim për Kombnet e Bashkuara ishte intresante të shihje se si ai u akomodua më me vështirësi në Shqipëri, sesa në Kosovë. Në Kosovë ende flitet turqishtja në qytetet kryesore, në Prishtinë, Prizren pak në Pejë dhe e gjente veten pak më lehtë, dhe ajo tradicionalja që këtu ka filluar të humbë ekzistion ende në Kosovë gjë e cila i lidh turqit. Kemi 20 vite bashkë. Jemi njohur në Skoci, kur unë isha studente dhe ai bënte doktoraturën në gjenetikë molekurare. Më pas kemi jetuar rreth 6 vjet në Skoci, kemi jetuar bashkë, më pas shkoi në Ankara pasi ishte profesor në universitetin e Ankarasë në të njëjtën degë dhe unë e ndoqa nga pas,  e ndoqa për tre vjet atje dhe më pas menjëherë pas luftës shkuam në Kosovë”, rrëfen Harxhi.

untitled

Tashmë çifti është vedosur në periferi të Tiranës, në fshatin Ibë.

“Vendosëm të shkonim jashtë Tirane për shumë arsye. E para sepse Tirana është bërë mbytëse, me betonin dhe gjithçka tjetër. E dyta sepse kisha një mundësi që mamaja ime e shfrytëzoi nga pronat e saj për të ndërtuar diçka jashtë Tiranës. Dhe ajo zgjodhi Ibën,  sepse vëlla im kur u kthye në Shqipëri në vitin 2007 zgjodhi një aktivitet golfi. Ai ka ngritur Federatën e Golfit në Shqipëri dhe e ka mësuar kur vinte e më shihte mua në Skoci. Prindërit të intriguar nga e bukura dhe pastërtia e Ibës menduan të marrin dicka të vogël dhe unë nuk mendoja që do të kthehej në shtëpizën time.“

Harxhi zbuloi gjithashtu që përtej politikës, ajo ka një passion të madh për kopshtarinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top