FB

January 2, 2025 | 7:00

Edlina Losha: Janari, më i pari muaj i vitit

Secili prej nesh, që e quajmë veten të rritur e të maturuar, e kemi si të shenjtë Janarin. 
Bashkë me të, bashkë me vitin e ri, duket sikur medoemos duhet të vijë një tjetër njeri, ai njeriu që duam ne të jemi, që i premtojmë vetes të jemi, që teksa rrimë e bëjmë ato rezumetë e vitit apo viteve që shkuan, themi se ka plot gjëra për të rregulluar. E plot të tjera për të ndyshuar apo për të filluar. E me këtë ritëm, me energji të reja, me besim e me aspirata të tilla na gjen Janari ne!
Dhe kjo më pëlqen!
img-20241216-wa0003
Edlina Losha
CEO kopshti “Princi i Lumtur”
Të paktën dëshira që kemi për të ndryshuar, për t’u bërë më të mirë, më të kujdesshëm, për t’u rregulluar, përmirësuar, është vërtet e bukur e gjitha kjo.
Po fëmijët? A e presin kësisoj fëmijët e vegjël vitin e ri? A është i veçantë ky fillim i ri për ta?
Në dukje mendohet sikur fëmijët e vegjël nuk kanë lidhje për ta pritur me të njëjtat dëshira për ndryshime vitin e ri, por në fakt, në mënyrë intuitive ata frymëzohen nga frymëzimi i të rriturve, ata ndikohen nga dëshira e bukur e prindërve për t’u bërë më të mirë, më të paqtë, më të gëzuar!
Më kujtohet një herë, e vogël, teksa në ato ditët e bukura të fundvitit, në atmosferën e këndshme e magjike të festës, prindërit bënin plane të bukura për vitin që do pasonte! Sa çaste të mrekullueshme ishin ato momente! S’më janë shqitur edhe sot!
Nëse i pyet fëmijët çfarë pret në Janar, si një fillim i ri që është:
– Pres të më festojë mami ditëlindjen, -thotë dikush.
Një tjetër shprehet:
– Pres të më vijë gjyshja nga Amerika!
– Unë do iki me pushime në Durrës,- ia pret një tjetër.
– Mua do më bëjë mami motër, – thotë një zë më tutje.
img-20241216-wa0004
Të tërë presin diçka. Edhe nëse nuk e presin vërtet, e sajojnë. Por pa “pritje” nuk rrinë. Sepse kështu është e ndërtuar bota fëminore! Plot me shpresë, me frymëzim, me pritshmëri, me dëshira. E bukura e tyre është se edhe nëse nuk i realizojnë pritshmëritë, përsëri vijojnë të ecin përpara, të presin përsëri e përsëri, pa u mërzitur, pa u zhgënjyer, por vetëm duke parë lumturisht drejt përpara!
img-20241216-wa0007
Janari, në njëfarë mënyre, në subkoshiencën e fëmijëve është një muaj i artë, i lumtur e i bukur! Sepse dritëza që shohin në sytë e prindërve, shpresa për një vit të bukur, veçanërisht shpresa që do rriten e do bëhen më të mëdhenj, i frymëzon e i kënaq ata! Dëshira më e madhe e të gjithë fëmijëve pa përjashtim është të rriten dhe me ardhjen e një viti të ri ata kuptojnë që edhe ata do rriten, do bëhen si prindërit, si motrat apo vëllezërit më të mëdhenj, e kjo i gëzon e i lumturon.
Pra t’i lëmë fëmijët t’i gëzohen gjithë kësaj. Sepse shumë shpejt do vijë edhe ajo ditë që tani ata mezi e presin!
img-20241216-wa0002 img-20241216-wa0000 img-20241216-wa0008 img-20241216-wa0005 img-20241216-wa0006 img-20241216-wa0001

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top