FB

December 1, 2025 | 16:00

Edlina Losha: Magjia me emrin Dhjetor!

 

Festat e magjishme të dhjetorit po afrohen! E keni vënë re? Njerëzit duken më të qetë, më të lumtur, ndihet dritë në sytë e tyre dhe nga zemrat duket sikur ju shpërthen mirësia!

1000048480

Midis tyre fëmijët janë ata që gëzojnë më shumë! Gjithmonë ka një lidhje të pandashme midis gjendjes shpirtërore të të rrituve me atë të fëmijëve! Ndaj edhe festat e fundvitit shoqërohen me një klimë të mrekullueshme, me harmoni, me dëshira dhe plane!

Njerëzit në fakt zgjedhin të besojnë në mirësinë, në plotësimin e dëshirave, në krijimin dhe realizimin e ëndrrave pikërisht në këtë periudhë të vitit. Dhe ata më skeptikët “e lëshojnë veten” në kënaqësitë e të menduarit pozitiv. Nganjëherë të vjen të mendosh sikur i gjithë viti të ishte i mbushur kësisoj me këtë mirësi e harmoni! Fëmijët më së shumti besojnë në magjinë e përrallave! Kjo më shumë se me besim, i mbush ata me lumturi e kënaqësi!

Kënaqësia e magjisë së babagjyshit, kënaqësia e dhuratave, kënaqësia e impenjimit të prindëve, gjyshërve, e dashurisë dhe mirësisë që ndihet në ajër që ata e marrin për të mirëqenë.

1000048498

Fëmijët e vegjël e presin Vitin e Ri me gëzim, dëshirë, magji dhe zakone të vogla që u krijojnë siguri dhe emocion. Ajo që i lumturon më shumë nuk është vlera monetare, por përvoja, rituali, vëmendja dhe atmosfera. Në fakt ekzistojnë disa rituale të thjeshta, të vogla por të bukura që nuk lodhin as fëmijët, as prindërit, por ama i kthejnë këto festa më shumë të çmuara:

1. Hapja e dritës së pemës (rituali i mbrëmjes).

Ndizet pema çdo mbrëmje në të njëjtën orë. Fëmija bën një numërim të vogël: “1-2-3… pema u ndez! Ndjenja e parashikimit u jep qetësi dhe gëzim fëmijëve.

2. Zgjedhja e një ornamenti apo ëmbëlsire të vogël çdo ditë.

Në kalendarin e “surprizave” që varet në mur në fillim të muajit, çdo ditë fëmija bashkë me prindin vendos një karamele apo lodër të vogël që në fund të muajit i merr në formë dhuratëzash. Kjo gjë rrit pjesëmarrjen, krijon lidhje emocionale dhe rrit kënaqësinë.

3. Shkruarja e dëshirave.

Edhe për fëmijët që s’dinë të shkruajnë, ata mund të vizatojnë. Prindi shkruan për ta dëshira të thjeshta si psh., këtë vit dua të jem i guximshëm, të mësoj të vishem vetë, etj. Të gjtha dëshirat vendosen në një kuti të vogël “dëshirash”.

1000048492

4. Krijimi i një zbukurimi familjar së bashku.

Me letër, ngjitëse, kapëse rrobash, lapustila … çfarëdo. Nuk ka rëndësi bukuria, por procesi i të bërit bashkë.

5. Zgjedhja e veshjes së Vitit të Ri.

Kjo është kënaqësi më vete. Fëmija lejohet të zgjedhë një aksesor: kapelë, shall, një byzylyk me yje, etj.

6. Puthja e Vitit të Ri në mesnatën e ndërrimit të vitit!

Të gjthë shkëmbejmë puthje e përqafime në mesnatë. Por nëse për fëmijët e vegjël ora 12 është shumë vonë, mund të bëhet rutinë më shpejt kjo gjë. Puthje, përqafime, dëshira dhe ëmbëlsi.

7. Rituali i dhuratave:

Shkëmbimi i dhuratave shënon edhe kulmin e festës. Fëmijët, (por edhe të rriturit), janë shumë të gëzuar për dhuratat që do marrin! Mezi i presin ato! Dhuratat mund të jenë edhe të thjeshta e simbolike, psh lodra, libra, kukulla, makina, sete kuzhine, veshje princeshash ose heronjsh, etj., por gjithmonë shoqëruar me dekorimet e festës. Mbi të gjtha ajo që i bën më të lumtur fëmijët janë:

-Vëmendja, kur prindi ulet me ta, i dëgjon, luan dhe bëjnë bashkë rituale.

-Ndarja e momenteve, ndezja e dritave të pemës, përgatitja e biskotave, një këngë e bukur që këndohet çdo vit.

-Siguria dhe stabiliteti. Në jetën e fëmijëve ka shumë rëndësi stabiliteti.

Ritualet e përsëritura u krijojnë qetësi të brendshme.

-Pritshmëria e gëzimit. E kush nuk gëzohet nga pritshmëritë? Që nga buka erëmirë, e bërë vetë në shtëpi, deri te ndezja e dritave. Dhe kjo u duket magjike. Në fakt është magjike!

Lodrat e shtrenjta harrohen shpejt.

Por një ritual i bukur ruhet si kujtim gjithë jetën.

 

Edlina Losha Bano

CEO Çerdhe & Kopsht “Princi i Lumtur”

1000048489 1000048486 1000048501 1000048495 1000048483

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top