FB

September 1, 2025 | 8:40

Edlina Losha: Sfidat dhe shtatori

 

Bashkë me shtatorin vijnë edhe rinisjet e shkollave dhe kopshteve. Nuk është e thjeshtë që nga aventurat dhe kënaqësitë e verës të kthehesh brenda mureve të shkollave apo kopshteve. Nga të bërit një jete të lirë e të shpenguar, të kthehesh në atë ku zbatimi i rregullave dhe punëve të përbashkëta brenda grupit janë parësore e thelbësore.

1000019009Për nxënësit e shkollave kjo është kthyer në një rutinë tashmë. Por më të vështirë e kanë veçanërisht fëmijët e vegjël të kopshteve. Për ta kthehet në një sfidë të vërtetë. Nga një anë kanë kuriozitet dhe duan të nisin kopshtin sepse atë e shohin si një vend ku ka lojëra dhe shokë, nga ana tjetër frika, ankthi dhe pasiguria i ndjek e i shoqëron. Fëmijët ende nuk e dinë që ca detyrime duhen plotësuar. Ata e kanë të vështirë të shkëputen nga rutina. Fëmijët nuk e njohin kopshtin dhe dobinë që ai ju sjell. Është fakt që kopshti ju bën shumë mirë atyre. Benefitet janë të jashtëzakonshme.

Nganjëherë edhe prindërit vetë janë më të emocionuar apo të frikësuar për nisjen e kopshtit. Prindërit shqetësohen kur fëmijët qajnë kur nisin kopshtin. Shpesh më pyesin se si duhet të veprojnë, çfarë të bëjnë, si të veprojnë. E vërteta është që fëmijët në këtë rast qajnë se ndihen të pasigurt për këtë rrugë të re që po nisin. Është thjesht si reagon trupi i tyre për ndryshimin. Ata mendojnë se si do jenë “këto tetat“ që ju vijnë rrotull, se si do jenë fëmijët e tjerë që janë aty, a do kenë mjaftueshëm lodra, a do i kenë lodrat për vete si në shtëpi, a do ju dëgjohet zëri dhe a do jenë në qendër të vëmendjes siç janë në shtëpi… Sa më shumë i mendon fëmija këto, aq më shumë qan. Shpesh ne themi “fëmijët e zgjuar qajnë“. Gjithashtu fëmija qan sepse është mirënjohës. Nëse prindi e rriti, e bëri 3-4 vjeç, duke u kujdesur përditë për të edhe kur e lë në kopsht fëmija do rendtte duke luajtur, qeshur e kënaqur me shokët e rinj dhe edukatoret, si do ndiheshin prindërit?

Jam e sigurt që prindërit nuk do ndiheshin fare mirë. I kam parë me sytë e mi kur ka ndodhur në ndonjë rast kjo dhe prindi, tashmë i duket “si i lënë pasdore”, ka thërritur nga fëmija e tij. Fëmija ka kthyer kokën, ka depërtuar në sytë e prindit që në fakt flisnin shumë dhe… ka qarë. Në ato çaste egoizmi i prindit është vënë në vend dhe i lumtur në vetvete që nuk është “braktisur” nga fëmija i tij, ka rendur të pushojë fëmijën që me plot të drejtë qan.

1000019000

Prindërit mund të ndihmojnë veten dhe fëmijën para se të nisë kopshtin. Ja disa hapa të vogla që e bëjnë më të lehtë fillimin:

1- Që disa ditë më parë prindi fillon e vendos ca rregulla të vogla të thjeshta në shtëpi që fëmija të familjarizohet me rregullat. Në kopsht do ta ketë shumë më të lehtë pastaj.

2- Prindi ia bën me dije fëmijës që më parë se do shkojë në kopsht. Për mendimin tim prindërit të mos e zbukukurojnë më shumë sesa është kopshtin, pasi fëmija krijon pritshmëri të larta e mund të zhgënjehet. Mirë është të mbahen te pikat e forta që kopshti ka: njohje me shokë të rinj, mësime të reja, lojëra të reja, mundësi për t’u rritur dhe aftësuar vetë.

3- Të njihen më parë me kopshtin ku do e shpien. Me stafin, mënyrën dhe strukturën e tij. Të njihen me mësuesen dhe ta njohin atë me veçoritë e fëmijës së tij.

4- Të përgatitet edhe vetë. Shpesh rezulton se nuk janë gati prindërit dhe jo fëmijët për të bërë një hap të tillë siç është nisja e kopshtit. Pra të gjykojnë nëse është gati vetë apo edhe familjarët siç janë p.sh. gjyshërit që shpesh dalin me propozime të tjera për mbajtjen e fëmijës.

5- Bashkë me fëmijën dilet për të bërë “shopping” për sendet e kopshtit. Çanta, kutia e ushqimit, papuçet, librat, bojërat, etj. Quhet “koha përgatitore”, në fakt është shumë e rëndësishme pasi e përgatit shpirtërisht fëmijën për nisjen e vitit të ri në kopsht.

1000019006

Shtatori vjen e bashkë me të vjen edhe shpresa dhe drita e në sytë e fëmijëve të vegjël!

Ta mbajmë ndezur përherë atë dritë e ta bëjmë sa më të shkëlqyeshme!

 

*Edlina Losha

Ceo, çerdhe e kopsht “Princi i lumtur”

1000019012 1000019003

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top