FB

October 7, 2024 | 1:24

Edlina Losha: Tetori Rozë… po përse rozë?

 

-“Tetori Rozë, por rozë pse? Sepse është “Tetor gocash”? Sepse lindin më shumë goca? Po nëse lindin çuna, a quhet më “Tetori Rozë?”- janë pyetje që na i bëjnë natyrshëm fëmijët e vegjël sa herë vjen Tetori dhe një fjongo e vockël rozë ngjitet tek thileja e jakës së këmishës së edukatoreve.

911dda44-e24f-495d-8ba6-2e53baccc023

*Edlina Losha, Mësuese dhe Ceo në kopshtin “Princi i Lumtur”, Tiranë

 

Buzëqeshja të shket lehtas nga buzët dhe tek rrekesh t’u shpjegosh fëmijëve dilemën e pakthyeshme se pse “rozë dhe jo blu” u quajtkërka Tetori, befas pyet veten:-“Vërtet, a kemi bërë mjaftueshëm diçka që këta fëmijë të kuptojnë se ç’fshihet pas një thirrje, një sensibilizimi, një fushate?”

Gjërat nuk arrihen me fushata, por fushatat na ndihmojnë që ndërkohë t’i vëmë theksin dhe pikat mbi “ë“, të kujtojmë të harruarat e të mos harrojmë të kaluarat. Ndaj mua më pëlqejnë ato.

Të kujdesesh për veten, që nga higjiena personale, larja e duarve, larja e dhëmbëve; të kujdesesh për shokun, të tregosh dashurinë ndaj tij, ta përqafosh, ta shtrëngosh, kur ka nevojë t’i zgjatësh dorën për ndihmë; ta afrosh, t’i fshish lotët. Këto janë gjeste të vogla, por a nuk është solidariteti dhe mëkimi i dashurisë që duhen ushqyer tek individi që në fëmijërinë e hershme bashkë me bukën e përditshme që merr?

A nuk është një grua, një nënë, një teze, shoqe, motër që në “Tetorin Rozë” më shumë se për çdo gjë, ka nevojë për një përqafim, ledhatim, shtrëngim, përkrahje, zgjatje dore? A nuk është fjala e mirë, dashuria, ëmbëlsia e qetësia që shëron?

Dhe përpos kësaj, ajo që quhet baza për një rritje e edukim të shëndetshëm, pikërisht më kryesorja tek fëmijët e vegjël është edhe ndjenja e kujdesit për veten.

9dd38f80-741e-45e1-95fd-73a34b0a2a8dStenda të përgatitura me figurat e thjeshta se si të kujdesen për shëndetin, të lajnë duart para e pas buke, të lajnë dhëmbët, të flenë në orar, e shumë të tjera, janë tejet të dobishme për vogëlushët.

-“Vizitat në klinika apo institucione kur na bëjnë ftesa, sa shumë përshtypje e mbresa ju lënë fëmijëve!”- thonë shpesh edukatoret e kopshteve.

Por ku tjetër mundet të tregohet kujdesi?

Një vizitë tek një shtëpi të moshuarish. Në Tetor është gjithashtu edhe dita e gjyshërve, dhe gjyshërit janë aq të dashur për fëmijët! Kur shkojnë tek “Shtëpia e të Moshuarve”, pikërisht një vjershë, një këngë dedikuar gjyshërve, një përqafim, një lule, një biskotë teksa zgjasin dorën e vogël e jua japin, është nganjëherë vendimtare në kthesën shëndetit të të moshuarve.

Duket si veprim i thjeshtë e i pafajshëm, por edhe fëmijëve, u mbetet thellë në kujtesë, dhe ky kujdes nëse vijon të kultivohet nuk mbetet kurrë në hije, por rritet bashkë me fëmijën.

 

Sa bukur që si një armatë e madhe, fëmijët të rriten me këto cilësi të mira!

“Tetorë Rozë” do ikin e shkojnë, “Tetorë Rozë” do ketë përherë, por ato bëhen më të lehta kur pranë do jenë gjithmonë fëmijët, nipërit, mbesat që të mbushin me optimizëm e besim, që kanë të mbrujtur që në vegjëli ndjenjën e përkujdesit dhe të mirësisë.

Të gjithë bashkë le të bëjmë diçka nga pak e përditë!

aee1e4b8-c5db-4a81-bce4-426c405aec4e    4c71170c-feaf-44f5-8827-36acbb0a85d9   d138a903-fabb-430e-88a4-977eeb61e2b9-1   00a2586c-dfbf-42b7-b278-b1a2063c599e 07fce4aa-cff7-4a86-94d5-337b2a376deb 0bfadae0-22ad-4531-a889-dc19273dbfd8

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top