Siç dihet, prej shumë e shumë kohësh njeriu feston ndërrimin e viteve dhe sot nuk mund të imagjinohet një fundvit pa ritualetdhe kënaqësitë e tij (fishekzjarre, dhurata, vizita, tryeza, rreth të cilave mblidhen në darkën e 31 dhjetorit familje, kolegë, miq e shokë, pa harruarbreshëritë e urimeve që shoqërojnë dollitë e shumta).
Le të merremi pikërisht me këto të fundit, pra me urimet. Së pari, lind pyetja nëse ekziston ndonjë tipologji e urimeve, një klasifikim i tyre jo vetëm nga gjuhëtarët (kryesisht leksikologët), por edhe nga psikologët e sociologët. A nuk do të ishte diçka interesante të dinim cilat janë urimet që këmbejnë mes tyre pjesëtarët e familjeve qytetare dhe atatë familjevefshatare, intelektualët, artistët, mësuesit, pedagogët, sportistët, politikanët,ushtarakët, klerikët, punëtorët në kantiere, bujqite blegtorët në ferma, madjeedhe barinjtë në bjeshkë.
Së dyti, besoj se lexueset dhe lexuesit e këtyre radhëve e dinë nga përvoja e tyre se termat më të përdorura në urimet për Vitin e Ri janë pak a shumë fjalët “shëndet, mbarësi, begati, dashuri, lumturi, punë, harmoni në familje, suksese në profesion e në shoqëri, paqe, realizim dëshirash e ëndrrash” si edhe disa të tjera më personale ose më të individualizuara.Së treti, ndokush mund të jetë kureshtar të mësojë se cili është urimi më i përdorur me shkrim e veçanërisht me gojë. Sipas një ankete modeste në këtë pikë midis miqsh e shokësh, më rezulton se urimi “Gëzuar Vitin e Ri!” zë njëzëri vendin e parë në nivel botëror, shoqëruar nga dhënia e dhuratave gjithashtu, sidomos në gjirin e familjeve.
Mirëpo, në vendin tonë, thuajse paralelisht me të gjitha urimet e Vitit të Ri, por edhe pasi mbaron kremtimi i kësaj feste të përbotshme, po përdoret dendur e më dendur urimi “Gjithë të mirat!”, i cili më ka frymëzuar prej kohësh përsiatjen që vijon:
“Gjithë të mirat”, po të përqendrohen në duart e një individi, rrezikojnë ta prishin këtë si karakter, t’i nxisin atij një babëzi të paparë,gjë që e dëshmon vetë historia e njerëzimit: sa e sambretër, faraonë, perandorë, sulltanë, diktatorë, presidentë e kryeministra të të tëra epokave, përfshirë edhe tonën, ndonëse i kishin ose ende i kanë gjithë të mirat, janë treguar e tregohen shpesh të pangopur duke u bërë kështu burim intrigash, komplotesh, luftrash, gjakderdhjesh, padrejtësish, diskriminimesh etj., për sa më shumë të mira për veten e tyre ekskluzivisht.
Sikur lexueset dhe lexuesit e këtij shkrimi t’u referoheshin fjalorëve të gjuhës shqipe, do të zinin kokën me duar kur të vërenin se fjala “i babëzitur” ka mbi dyzet sinonime! Oh, çfarë performance e frikshme!
Së fundi, diçka më thotë se një ndër urimet më të bukura për Vitin e Ri do të ishte edhe “Çfarë t’ju dojë zemra!”, sidomos për ato dhe ata që mendojnë me zemër, pra edhe për vete, edhe për të tjerët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.