Dëshmi

April 4, 2020 | 8:02

Edmondi: “Unë, shqiptari i ushqyer nga Italia, tani po ia kthej duke ofruar bukë”

 

Edmond Prenga është një djalë që vjen nga Shqipëria pas përrallës metropolitane që po qarkullon në të gjithë Romën. Kështu e nis shkrimin gazeta RomaH24, kushtuar shqiptarit që është veofruar me zemër për të ndihmuar familjet që kanë nevojë.

Është Shqipëria e kryeministrit Edi Rama, e cila i dërgoi një ekip prej tridhjetë mjekësh dhe infermierësh vendit tonë për të na ndihmuar të luftojmë Coronavirus.

Dhe kjo përrallë lindi në rrugën Lorenzo il Magnifico, ku Edmondi, 39 vjeç, pronar i furrës Bon Pan, ofroi ndihmën e tij për më të nevojshmit me një mesazh: “Nëse ju nevojitet, kjo është për ju”.

edmond-prengaArsyen e këtij aktit të madh humanizmi na e shpjegon vetë  Edmondi: “Kam perjetuar urinë. Mbërrita në vitin ’98 në Itali pa asnjë liretë në xhep. Unë këto probleme i njoh mirë – rrëfen ai –. Kështu vendosa të lija jashtë pakot me bukë, duke i varur në ndarëset e trotuarit nga makinat, sepse mendova se njerëzve u vjen turp të kërkojnë për të ngrënë, dhe që do të ishte mirë t’ua lija mënjanë”.

22 vite më parë, Italia e priti mirë. E ushqeu. Dhe tani, ai dëshiron të përgjigjet: “U rritëm me mitin e Italisë, që fëmijë në Shqipëri, ëndërronim të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë – thotë Edmondi -. Ne shqiptarët e njohim varfërinë, sot po rimëkëmbet, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë”.

2Shembullin e Edmond Prengës e ndoqën dhe pronarë të tjerë biznesi të kësaj rruge. Të gjithë të huaj. Ashtu si shitësit e frutave, edhe pronarë supermarketi. “Shpesh sulmohemi nga dikush, e di, por në situata krize nuk ekzistojnë dallime mes fesë dhe etnisë. Të gjithë jemi të bashkuar. Zona e sheshit Bolonja gjithmonë na ka trajtuar mirë, është plot me të rinj dhe njerëz të mirë. Kur panë iniciativën tonë, shumë u emocionuan, ”thotë Edmondi.

Aktiviteti i tij Bon Pan, kryhen gjithashtu edhe shërbimin në shtëpi. 

1

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi romah24.com 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top