FB

October 7, 2025 | 15:30

Edukimi dygjuhësh, si të rrisim fëmijë shumëgjuhësh edhe pa qenë folës amtarë

 

Të rritësh një fëmijë dygjuhësh është i mundur edhe nëse në familje nuk ka folës amtarë të gjuhës së dytë. Falë teknologjisë dhe internetit, prindërit mund të fusin një gjuhë të huaj në jetën e përditshme të fëmijëve që nga muajt e parë të jetës, me strategji dhe këmbëngulje.

mesimi-dygjuhe-femije-prind

Hapi i parë është të vendoset se cili prind do të jetë përgjegjës për këtë proces dhe të krijohen rutina të qëndrueshme, pasi konsistenca është çelësi i suksesit. Përsëritja e këngëve dhe fjalëve në situata të ndryshme ndihmon shumë fëmijën të mësojë gjuhën e dytë në mënyrë të natyrshme.

Një nga shqetësimet më të mëdha të prindërve është se fëmijët do ngatërrohen nga shumë gjuhë, por shkenca tregon se truri i tyre është i aftë të dallojë dhe përdorë gjuhë të ndryshme sipas situatës. Ekspertët rekomandojnë fillimin e ekspozimit që në foshnjëri dhe përdorimin e aktiviteteve të thjeshta si leximi i librave, këngët, dhe bisedat gjatë momenteve të përditshme.

Burimet si librat dhe filmat vizatimorë në gjuhën e dytë janë shumë të dobishëm për zhvillimin e fëmijës. Nëse nisja bëhet pas moshës gjashtë vjeç, rruga mund të jetë më sfiduese, por sërish përfitimet janë të mëdha dhe çdo ekspozim ka rëndësi. Udhëtimet jashtë vendit ndihmojnë, por edhe pa to mund të krijohet një ambient të gjallë gjuhësor në shtëpi.

Në thelb, edukimi dygjuhësh është një mënyrë jetese që kërkon përkushtim, kreativitet dhe durim. Nuk kërkohet të jesh folës amtar ose të kesh shumë burime financiare, por vetëm dëshira për të krijuar hapësirë ku fëmija të mësojë natyrshëm gjuhët, duke i dhënë atij mjete të çmuara për të përballuar një botë gjithnjë më të lidhur globalisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top