Në realitetin e shekullit XXI, edukimi ndërkulturor është bërë një nga shtyllat kryesore për përgatitjen e brezit të ri, si në për jetën akademike e profesionale, ashtu edhe për jetën shoqërore dhe qytetare. Migracioni, teknologjia dhe rrjetet sociale kanë sjellë pranë njëri-tjetrit kultura, gjuhë dhe mënyra jetese të ndryshme, të cilat nënkuptojnë respektimin, pranimin dhe vlerësimin e diversitetit kulturor.
Ai synon t’i pajisë nxënësit me aftësi për të komunikuar, për të bashkëpunuar dhe për të jetuar në harmoni me njerëz që kanë përkatësi të ndryshme etnike, fetare, gjuhësore dhe kulturore. Në këtë kuptim, shkolla nuk është vetëm një hapësirë për të mësuar dije, por edhe një vend ku mësohen të shohin botën nga këndvështrime të ndryshme, duke kuptuar se dallimet nuk janë pengesë, por pasuri për të gjithë shoqërinë. Brezat e rinj që rriten me këto vlera do të jenë qytetarë të përgjegjshëm globalë, të aftë për të ndërtuar ura miqësie, për të kapërcyer paragjykimet dhe për të kontribuar në një botë më të drejtë dhe më paqësore.
Në këtë kontekst, edukimi ndërkulturor nuk kufizohet vetëm në shkolla apo universitete,por ai është një proces i domosdoshëm që prek çdo fushë të jetës.
Në arsim, edukimi ndërkulturor i mëson të rinjtë të njohin dhe të respektojnë kulturat e ndryshme, duke u dhënë aftësinë të jetojnë e të punojnë në një shoqëri shumëngjyrëshe.
Në jetën shoqërore, ai nxit dialogun, mirëkuptimin dhe solidaritetin, duke reduktuar paragjykimet dhe diskriminimin, i ndihmon individët të kuptojnë se diversiteti është pasuri që e bën shoqërinë më të pasur dhe më të drejtë.
Të gjitha kompanitë që pranojnë diversitetin kulturor përfitojnë ide të reja, kreativitet dhe aftësi për t’u përshtatur me tregje të ndryshme,si dhe fitojnë aftësi të bashkëpunojnë, të negociojnë dhe të krijojnë lidhje profesionale përtej kufijve kombëtarë.
Në art dhe kulturë, edukimi ndërkulturor krijon ura mes traditave të ndryshme. Kjo ndërthurje e kulturave shndërrohet në një burim frymëzimi dhe inovacioni dhe pasurojnë trashëgiminë njerëzore.
Në politikë dhe shoqëri civile, ai është çelësi për demokraci funksionale dhe bashkëjetesë paqësore si dhe në ndërtimin e shoqërive më të barabarta, ku secili individ ndihet i respektuar dhe i përfaqësuar.
Në përfundim, edukimi ndërkulturor është më shumë se një program mësimor, është një mënyrë jetese,si dhe çelësi për të ndërtuar një botë më të drejtë, më të hapur dhe më paqësore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.