Këshilla & Arsye

November 29, 2019 | 8:25

Edukojini fëmijët me dashurinë për librin dhe mbani larg tyre mjetet teknologjike

“Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë, të veten. Kush lexon do të ketë jetuar 5000 vjet… sepse leximi është një kthim pas në pafundësi.” (Umberto Eco)

Umberto Eco nuk mund ta shprehte me fjalë më të mira se çfarë do të thotë të lexosh. Të hapësh një libër është si të hapësh një botë të re. Të izolohemi momentalisht nga jeta dhe problemet tona, për t’u zhytur në historinë e personazheve të panjohura që shumë shpejt do të mund të bëhen miqtë tanë. Jemi  futur në një qytet tjetër në një epokë tjetër: fjalët e një libri kanë fuqinë të të dërgojnë kudo dhe të bësh të imagjinosh vende të largëta, të shijosh shije dhe parfume të ndryshme dhe të jetosh në një tjetër epokë.

Një libër mund të të dhurojë edhe emocione te bukura.

Të lexosh është edhe një mënyrë si të relaksohesh. Ka nga ata që pëlqejnë të lexojnë diçka gjatë udhëtimeve të gjata në shtëpi, punë, shkollë e për ta nisur ditën mirë, ka dhe të tjerë që i kushtojnë disa orë leximit para se të dremisin. Por kur libri është i bukur dhe për më tepër jashtë bie shi dhe bën ftohtë, të mbështetësh në divan ose në krevat duke shijuar një tas çokollate të ngrohtë (ose çaji të ngrohtë) duke lexuar mund të zbulosh një aventurë të re?!

Mbi të gjitha, ‘mjerë’ ai që mendon se të lexosh është diçka për josocialët… Kurrë nuk keni dëgjuar diskutimet në një grup lekture? Është bukur të konfrontosh idetë me persona të tjerë rreth një libri, që ty mund të jetë dukur i mërzitshëm dhe dikujt tjetër i paçmueshëm.

Por jo vetëm! Të lexosh shumë ndihmon mbi të gjitha nga këndvështrimi gramatikor dhe linguistik. Mësohen vokale të reja, mënyra të reja për t’u shprehur e mbi të gjitha për të kuptuar mirë gramatikën. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të afrosh sa më shpejt të jetë e mundur fëmijët te leximi. Që nga muajt e parë, duke përfshirë fëmijët në leximin e përrallave, do të jetë në gjest i bukur dashurie nga ana juaj dhe një gjë mjaft  e vlerësuar nga vogëlushët  që fillojnë të zhvillojnë ngadalë-ngadalë aftësinë e tyre të të mësuarit .

Më pas fëmija do argëtohet duke parë imazhet dhe do të jetë për të një stimul më shumë për të mësuar ngadalë leximin, duke lidhur një fjalë me një simbol për të shpjeguar fjalë të reja. Kujtoni që është shumë i rëndësishëm stimulimi i fantazisë së fëmijës, nuk duhet ta pengoni kurrë, por gjithmonë duhet ta inkurajoni, kur të nxjerrë në pah anën e tij kreative.

Do ishte mirë që të mbani sa më larg fëmijëve celularin dhe tabletin dhe ta ushqeni me dashurinë për librat. Nxirreni jashtë në park, luani me të e më pas shkoni në librari. Do shikoni gëzim në sytë e fëmijës kur të shikojë kopertinat e ngjyrosura apo ato me personazhet e animuara. Do shikoni sesi etja e tij për dije do të rritet gjithnjë e më shumë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top