Të gjitha dietat ushqimore të këshilluara nga specialistë, ekspertë dhe dietologë përmbajnë ujin si produktin kryesor që duhet konsumuar për të humbur peshë ose thjesht për të qenë i shëndetshëm. Nuk është asnjëherë e tepërt për të rikujtuar se 60% e trupit tonë është e përbërë nga uji çka tregon më së qarti se sa i rëndësishëm është ai për organizmin tonë.
Ende, disa njerëz mezi pinë ujë dhe ndërsa e konsumojnë atë preferojnë ta zëvendësojnë me lëngje të gazuara ose frutash të mbushur me kimikate dhe sheqerna të shtuara. Edhe pse uji mund të jetë përbërës i disa produkteve ushqimore ose i frutave sërish hidratimi më i mirë që mund ti bëni trupit tuaj është uji i thjeshtë.
Nëse ende nuk jeni të bindur për këtë, më poshtë do të zbuloni 16 efektet anësore që pëson njeriu kur nuk konsumon mjaftueshëm ujë:
- Shtim peshe (në mungesë të ujit çdo formë lëngu që futet në organizëm magazinohet duke ju bërë të shtoni peshë)
- Humbni energji dhe keni një gjendje pafuqie të vazhdueshme
- Humbni përqendrimin dhe fokusin ditor
- Rreziku ndaj infarktit është më i lartë
- Keni probleme me humorin dhe gjendjen shpirtërore
- Keni më shumë oreks se zakonisht
- Metabolizmi juaj nuk funksionon si duhet duke ju bërë të shtoni peshë edhe nëse konsumoni pak
- Keni dhimbje të vazhdueshme koke
- Gjendja e lëkurës suaj përkeqësohet
- Nuk keni shumë fuqi për të kryer aktivitete fizike apo palestër
- Keni vështirësi në nevojat personale
- Mëlçia juaj do të ketë probleme në funksionimin e saj
- Edhe zemra juaj do të vuaj nga mungesa e ujit në organizëm
- Mungesa e ujit ndikon dhe në gjendjen tuaj në marrëdhëniet intime
- Ndikon në reduktimin e lotëve çka përbën një problem serioz për sytë tuaj
- Urina juaj do të pësojë një ndryshim të ngjyrës duke pasur një ngjyrë më të errët.
Burimi / http://www.scan-tv.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.