Këshilla & Arsye

August 30, 2018 | 13:28

Efektet anësore që sjell konsumimi i tepërt i frutave të thata

Edhe pse njihen si një ushqim i shëndetshëm frutat e thata nuk duhet që t’i konsumoni gjatë gjithë ditës, por t’i përmbaheni dozës së rekomanduar ditore. Kjo për faktin se pak kush është në dijeni të efekteve anësore që shkaktojnë konsumimi i tepërt i tyre.

Tri nga problemet më të shqetësuese shëndetësore janë:

 Shtim i shpejt në peshë

Nëse e tejkaloni sasinë e rekomanduar ditore, do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe në të vërtetë do të shtoni peshë. Problem tjetër është se do të ndodhë shumë më shpejt se sa ta keni tepruar me ndonjë ushqim tjetër.

Në të vërtetë, frutat arrore janë shumë të pasura me kalori, andaj japin më shumë energjisë sesa produktet e tjerë. Për shembull, 30 gramë bajame përmbajnë rreth 163 kalori, ndërsa sasia e njëjtë e makaronave të zier përmban vetëm 37 kalori.

Shfaqen problemet me tretjen

Nëse ndonjëherë ndiheni të fryrë pas konsumimit të frutave arrore, nuk jeni i vetmi. Fryrja është “efekt anësor” i shpeshtë falë fitateve dhe tanineve, për shkak të të cilave frutat e thata janë më vështirë të tretshme.

Sikur kjo të mos mjaftonte, konsumimi i tepruar i yndyrave (me të cilën frutat arrore janë të pasura) në një periudhë të shkurtër kohore mund të çojë edhe deri në diarre.

Ekziston rreziku nga helmimi me selen

Rënie e flokëve, thonj të brishtë, erë të keqe, dhembje të muskujve dhe nyjave – të gjitha këto janë simptoma të helmimit me selen, gjendje e rrallë por shumë serioze e cila mund të shfaqet nëse konsumoni pa masë. Arrat braziliane janë aq të pasura me selen saqë ekspertët rekomandojnë të mos hani më shumë se disa kokrra në ditë, madje vetëm disa herë në javë.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top