Lifestyle

November 17, 2020 | 11:54

Efektet befasuese dhe të dobishme të aspirinës në flokë

Ekzistojnë disa metoda natyralë që vazhdojnë t’i rezistojnë kohës dhe që na ndihmojnë të kujdesemi për pamjen tonë. Më poshtë jepet një metodë e përdorimit të aspirinës, për flokët. Aspirina është një nga ilaçet më të famshme dhe më të përdorura si anti-inflamatore.

Përbërësi aktiv i aspirinës është acidi salicilik, falë tij zvogëlohen sulmet në zemër dhe mpiksja e gjakut. Është në gjendje të luftojë dhimbjen dhe të ulë temperaturën. Ky ilaç mund të përdoret gjithashtu në një mënyrë alternative si një produkt kozmetik për flokët.

Aspirina si kozmetikë

Pse aspirina ka veti kozmetike? Ajo pastron thellësisht flokët, heq kërpudhat që çojnë në formimin e zbokthit dhe lëkurës së thatë. Aktivizon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, oksigjenon qelizat dhe flokët rriten më shëndetshëm. Ka një veprim shtresues, eliminon qelizat e vdekura, përmirëson thithjen e lëndëve ushqyese dhe forcon gjëndrat.

Ja se si ta përdorni aspirinën në flokë…

Përgatitja e shampos

Përbërësit:

  • 3 aspirina
  • 3 lugë shampo.

Thërrmoni aspirinat derisa të bëhen pluhur. Vendosni tre lugë shampo në një tas dhe shtoni aspirinat e pluhurosura. Përziejini mirë derisa të arrihet një masë homogjene. Më pas masën e përftuar vendoseni në flokë të lagur dhe lëreni të veprojë për të paktën pesë minuta. Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe nëse dëshironi, vazhdoni me aplikimin e hidratuesit tuaj të zakonshëm.

Ju mund të përgatisni edhe një locion që mund ta aplikoni çdo natë në flokët tuaj.

Përgatitja e locionit

Përbërësit:

  • 6 aspirina
  • 1/2 litër ujë

Përgatitja:

Shtypni aspirinat dhe vendosini në një shishe spërkatëse. Shtoni ujin dhe tundeni mirë. Më këtë locion spërkatni çdo mbrëmje gjithë gjatësinë e flokëve dhe lëkurën e kokës. Ai i ndihmon flokët tuaj të jenë të shëndetshëm dhe zvogëlohen efektet negative të shkaktuara nga agresionet klimatike.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top