Që kur u shikën antibiotikët në vitet 1940, përdorimi i atyre natyralë ra ndjeshëm. Të paktën deri në kohën kur një studim ka treguar për efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët e krijuar në laborator. Tani njerëzit gjithnjë e më shumë po shfaqin interes për përdorimin e antibiotikëve natyralë.
Por kur dhe pse nuk duhet të përdorim antibiotikë të krijuar në laborator? Çfarë problemesh shkaktojnë antibiotikët?
Çdo herë që ju gëlltisni një antibiotik të krijuar në laborator, ju i shkaktoni shumë dëme aparatit tuaj tretës duke vrarë bakteret e mira në stomakun tuaj. Kjo gjë mund të shkaktojë:
Dobësim të sistemit imunitar;
Sëmundje të stomakut;
Rritje të ndjeshmërisë ndaj ushqimeve të caktuara;
Mungesë të lëndëve ushqyese;
Inflamacione kronike.
Për këto arsye këta antibiotikë duhet të përdoren vetëm në rastet kur janë vërtet të nevojshëm dhe jo për çdo problem sado të vogël që mund të keni.
Cilët janë disa nga antibiotikët natyralë?
Antibiotikët natyralë janë një alternativë fantastike për kurimin e disa infeksioneve të lehta. Konsumimi i tyre nuk e dëmton aparatin tuaj tretës apo sistemin imunitar, përkundrazi i ndihmon dhe i forcon ato.
Më poshtë janë renditur disa nga këta antibiotikë dhe problemet që ato kurojnë:
Mjalti i hidhur: Kuron infeksionet e lëkurës dhe infeksionet orale, gjithashtu forcon sistemin imunitar.
Vaji i rigonit: Kuron infeksionet e lëkurës dhe mykun e këmbëve.
Hudhra: Kuron gripin dhe infeksionet e veshit, gjithashtu forcon sistemin imunitar.
Kanella: Kuron mykun e këmbëve dhe forcon sistemin imunitar.
Xhinxheri: Parandalon infeksionet bakteriale.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.