Në fokus

June 18, 2020 | 8:08

Efektet e izolimit te fëmijët

Çrregullimet e gjumit, shqetësimi, problemet e sjelljes, sulmet e ankthit janë disa nga simptomat e shfaqura nga fëmijët për shkak të izolimit në shtëpi. Kjo u zbulua nga një hetim i kryer nga Instituti Giannina Gaslini dhe Universiteti i Genova mbi ndikimin psikologjik dhe të sjelljes që pati izolimi i fëmijëve dhe adoleshentëve gjatë pandemisë, të cilit iu përgjigjën 6.800 njerëz, nga të cilët përafërsisht 3.200 me fëmijë të mitur.

65% e fëmijëve nën 6 vjeç dhe 71% e atyre mbi 6 vjeç kanë përjetuar lloje të ndryshme të problemeve të sjelljes dhe simptoma të regresionit. Tek të vegjlit, izolimi shkaktoi episode nervozizmi, vështirësi për të fjetur, zgjime natën, ankth, frikë nga errësira, të qara të pakuptueshme. Tek fëmijët më të rritur dhe adoleshentët (mosha 6-18 vjeç) çrregullimet më të shpeshta përfshijnë ‘komponentin somatik’ (shqetësime ankthi dhe çrregullime somatoforme, si ndjenja e mungesës së ajrit) dhe shqetësime të gjumit (vështirësi në të fjetur, vështirësi për tu zgjuar dhe për të ndjekur mësimet online).

Në veçanti, në këtë popullatë është vërejtur një ndryshim i ndjeshëm i ritmit të gjumit me një tendencë për ‘vonesë fazore’ (adoleshentë që shkojnë në shtrat shumë më vonë dhe nuk mund të zgjohen në mëngjes). Rritje të paqëndrueshmërisë emocionale, nervozizëm dhe ndryshime të humorit u gjetën edhe në popullatën e moshuar.

“Izolimi – shpjegoi Paolo Petralia, drejtor i përgjithshëm i Institutit Gaslini të Genovës, duke paraqitur studimin pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Romë – në të vërtetë ka ndikuar tek fëmijët tanë me lloje të ndryshme regresioni, probleme që ndoshta ishin tejkaluar dhe që janë ri-shfaqur si vështirësia për të rënë në gjumë dhe ankthi nga ndarja. Fjalët kyçe që kemi lexuar më shpesh në vizatimet e fëmijëve nën moshën 6 vjeç ishin ‘Kam frikë’ dhe ‘E shëmtuar'”.

Për më të moshuarit, përveç çrregullimeve të gjumit, me një “ndryshim të rëndësishëm të ritmit të gjum-zgjimit”, gjejmë dhe simptoma të tjera siç janë: “obsesioni për pastërti, ndjenja e mos mbushjesh me frymë, bashkëpunim i dobët në punë.” “Këto të dhëna janë unike sepse për fat të mirë askush nuk do të jetë në gjendje t’i mbledhë ato më dhe tani ne duhet t’i përdorim ato për të rindërtuar jetën e tyre”, shtoi Petralia. “Po ashtu në vendet e tjera – tha Fabrizio Starace, psikiatër dhe anëtar i grupit të punës për rindërtim Colao – simptoma si kjo janë vërejtur në mesin e djemve. Gjithashtu unë mendoj për të rinjtë me probleme të tilla si ADHD ose patologji të tjera mendore, të cilët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi ose ndoshta në një hapësirë të mbyllur. Ky hulumtim konfirmon shtrirjen e këtij fenomeni në të gjitha familjet italiane dhe është një stimul për tu rikuperuar sa më shpejt që të jetë e mundur”.

 

 

Burimi / http://www.today.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top