Soda e bukës është një mënyrë e shkëlqyer për të pastruar dhe freskuar shtëpinë, por a e dini se mund të përdoret edhe në lavanderi? Një ekspert pastrimi ka treguar se si të përdorni sodë buke për të zbutur peshqirët “e fortë”.
Pas një periudhe të gjatë kohore, peshqirët e butë mund të ashpërsohen. Përdorimi i tepërt dhe teknikat e dobëta të larjes mund të bëjnë që pëlhura të humbasë gëzofin. Tani, Nick Drewe, një ekspert i tendencave dhe kursimit të parave ka treguar se si t’i bëni peshqirët më të butë duke përdorur sodë buke. Soda e bukës gjendet pothuasje në çdo kuzhinë. Përvec përdorimit në gatime të ndryshme, ajo mund ta bëjë shtëpinë tuaj të shkëlqejë nga pastërtia, duke kursyer kështu edhe para nga blerja e detergjentëve të shtrenjtë.
Nick shpjegoi: “Nëse peshqirët tuaj kanë filluar të marrin erë ose janë ashpërsuar, thjesht lajini ata në këto mënyra. Herën e parë me një filxhan uthull të bardhë të holluar në ujë të nxehtë. Herën e dytë, përdorni një filxhan sodë buke, në po të njëjtën mënyrë. Do të keni kështu peshqirë të freskët dhe të butë. Soda e bukës ndihmon gjithashtu për të hequr çdo erë të pakëndshme nga peshqirët.
Përgatiti K.I / Burimi express.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.