Lifestyle

January 3, 2017 | 6:20

Efektet negative të grimit

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Metalet e rënda gjenden shumë shpesh në jetën tuaj. Metalet e rënda janë elemente me peshë atomike të lartë dhe në temepraturë ambienti kanë vetitë e një substance metalike.

Sasitë e disa metaleve të rënda, duke përfshirë kobalt, bakër, mangan, molibden, vanadium, stroncium dhe zink, janë të kërkuara nga organizmat e gjallë,por disa metale të rënda, si mërkuri, plumbi, arseniku dhe kadmiumi, mund të shkaktojnë efekte të rënda negative shëndetësore, duke përfshirë efektet kancerogjene ose toksike, që përfshijnë: sistemin nervor qëndror, veshkat, mëlçisë, lëkurës, eshtrave dhe dhëmbëve.

Përdorimi afatgjatë i grimit përfshirë buzëkuqin, apo tonet e syve mund t’ju bëjnë të prireni për kancer, çrregullime riprodhuese, probleme neurologjike, humbje të kujtesës, luhatje të humorit, dermatit dhe humbje të flokëve.

Në raportin “Heavy Metal Hazard” mbi rreziqet shëndetësore të fshehura të metaleve të rënda në përbërësit e makeup janë testuar 49 artikuj të ndryshëm kozmetikë.Testimi i tyre zbuloi ndotjen serioze nga metalet të rënda në pothuajse të gjitha produktet:

 

  • 96 për qind përmbanin plumb
  • 90 për qind përmbanin beryllium
  • 61 për qind përmbanin talium
  • 51 për qind përmbanin kadmium
  • 20 për qind përmbanin arsenik

Shumica e produkteve përmbante një mesatare prej katër nga tetë metale të testuara (arsenik, kadmium, plumb, mërkur, nikel, berilium, talium, selen).

Çdo produkt përmban një mesatare prej dy – katër metale të rrezikut më të lartë (arsenik, kadmium, plumb, zhivë). Këto metale kanë mundësi toksikimi, pasi ata janë provuar që shkaktojnë probleme shëndetësore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top