Mirëqenie

November 30, 2017 | 9:56

Efektet pozitive në shëndet të vajit nga farat e kungullit

Nga viti 2011, sipas studimeve të bëra nga National Institutets of Health, vaji i farave të kungullit, kefekt mbi shëndetin e prostatës. Por asnjë nga artikujt nuk fokusohej tek efekti që mund të kenë farat e kungullit tek kanceri i prostatës. Sipas artikujve shkencorë të përmendur në ‘Urologia Internationalis’ 2006 dhe ‘Journal of Medicinal Food’, nga Dr. Yuh Shyan Tsai dhe M. Gossell Williams, vaji i farave të kungullit, ndikon në rastet e prostatës së zmadhuar, duke ulur masën e saj.

Por cili është mekanizmi i veprimit?

Vaji i farave të kungullit, ndalon veprimin e proteinës së prostatës 5 alpha reductaza. Kjo proteinë, në prostatë, konverton testosteronin në dihydrotestosterone ose DHT. Ndërkohë që ky është një proces i rëndësishëm për zhvillimin dhe riprodhimin e meshkujve, tek prostata e zmadhuar, niveli i lartë i saj, vepron si agjent që rrit qelizat kancerogjene të prostatës. Shumë DHT do të thotë prostatë më e zmadhuar. Edhe pse ka disa lloje apo forma të paraqitjes së kancerit të prostatës apo edhe të çrregullimeve të saj, në të gjitha rastet, vaji i farave të kungullit, luan rol të veçantë kundër rritjes së qelizave kancerogjene.

Vaji i farave të kungullit ka edhe efekte të tjera pozitive në trup:

1- Redukton inflamacionet. Sipas një studimi në 2015, përdorimi i vajit të farave të kungullit tek personat që vuanin nga sëmundjet e mëlçisë (dhjamosja e mëlçisë) dhe arterioskleroza, reduktoi problemet me sëmundjet përkatëse.

2- Janë të provuara shkencërisht që reduktojnë riskun për kancer të gjirit tek femrat post menopauzës. Kjo sjell një të ardhme premtuese për femrat dhe meshkujt. Tashmë cilësohet si një ndihmë shumë i mirë natyral për trajtimin e kancerit (për disa lloje të tij). Veçoritë e tij antioksidante, krijojnë një filter për rrezatimet dhe mbron nga dëmtimet intestinale nga methotrexate, një trajtim i cili përdoret për disa lloje kanceri dhe artrit.

3- Ndihmon shëndetin e meshkujve në veçanti. Përbërësi Curcubita maxima tek vaji i farave të kungullit, ndihmon memorien(e provuar shkencërisht) madje është një trajtim efektiv (për shkak të përmbajtjes së tritofanit) për çrregullimet sociale. Pagjumësia gjithashtu reduktohet në sajë të përmbajtjes së triptofanit.

4- Lufton rënien e flokëve te meshkujt. Vaji i farave të kungullit ka shumë zink, i cili ndihmon në balancimin hormonal dhe rënia e flokëve te meshkujt lidhet edhe me rritjen e hormoneve androgjene.

5- Shumë i mirë për zemrën tuaj. Pasi ka efekt anti inflamator dhe nëpërmjet procesit të prodhimit të oksidit të zinkut, vaji jep efekte antihypertensive dhe kardioprotektive.

6- Ndihmon diabetikët. Shkencërisht konsiderohet si antihiperglicemik.

Përdorimi: Mos e përdorni për skuqje. Nxehtësia shkatërron vlerat e tij. Dy lugë çaji në ditë. Kryesisht nëpër sallata. Për shembull në sallatë jeshile, dy lugë çaji vaj të farave të kungullit me pak lëng limoni dhe uthull molle. Kini parasysh që të blini gjithmone vaj te farave te kungullit te nxjerre vetem me presion të fortë. Tani ka plot edhe tek ne nëpër farmaci edhe dyqane që shesin produkte natyrale. Merrni vetëm ato që janë 100% bio./Mësimet e Diolës

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com