FB

January 11, 2025 | 7:15

Egla Glow Up: Krenare për çdo detaj bukurie!

Professional Hair Care & Make Up Artist, Microblading

 

 

T’i japë dritë portretit të një gruaje është gjithçka i jep muzë për të rikrijuar raste të pafundme. Dhe nuk janë pak gra dhe vajza që i besojnë duarve të arta të saj. Ato janë shumë, madje edhe nga shumë larg vendit, për prekjen magjike që transformon çdo portret. Kjo udhë i çon drejt Egla Glow Up, një studio e veçantë që ndodhet në qytetin e bukur të Pogradecit. Video të panumërta qarkullojnë nëpër rrjetet sociale të cilat dëshmojnë për talentin e Eglës, e cila e ka nisur këtë rrugëtim profesional me shumë pasion dhe dashuri për të bukurën.

333

Ajo që e bën të veçantë Eglën është teknika e saj në mikroblading, që sjell natyrshëm formë dhe ngjyrë përmes punës së hollësishme me vetullat. Rezultatet janë të jashtëzakonshme dhe frymëzuese, duke e motivuar Eglën për të vazhduar më tej. Talentin e saj e ka ndarë me botën dhe ka bërë që puna e saj të bëhet virale, duke arritur zemrat e shumë njerëzve.

 

Si ndiheni në këtë fazë të jetës?

Është gjithmonë motivuese kur puna ime vlerësohet dhe frymëzon të tjerët. Përvoja 13-vjeçare në fushën e parukerisë dhe 8 vite eksperiencë në trajtimin e vetullave më ka ndihmuar të rritem profesionalisht dhe personalisht. Sot ndiej një kënaqësi të madhe që kam mundur të ndihmoj shumë kliente të ndihen më mirë me veten e tyre. Çdo hap, çdo sfidë dhe çdo sukses ka qenë një mësim i vlefshëm.

 

Si e zbuluat talentin në fushën e bukurisë?

Që kur isha e vogël më tërhiqte fusha e bukurisë, ndoshta sepse babai im është dizenjator dhe kam pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me artin dhe krijimtarinë. Në moshën 18-vjeçare më lindi dëshira për të eksperimentuar. Fillova të bëja make-up për shoqet dhe kjo u kthye në një pasion që më hapi rrugën drejt një karriere profesionale në fushën e bukurisë. Kalimi tek vetullat dhe më vonë te microblading-u erdhi natyrshëm, para 8 vitesh, ku u bëra pjesë e një kursi të specializuar. Vijoj tw ndjek trajnime jashtë shtetit për të ruajtur ritmin me tendencat më të fundit dhe për të pasuruar më tej njohuritë e mia në këtë fushë.

d42b3635-342a-4df9-bb76-bac69aaddb9c   2cdb9ad7-ed0d-4d0d-945f-93b2b26c199f

Shumë nga klientet ju cilësojnë “duarartë”. Deri sa larg ka shkuar emri juaj?

Ndihem jashtëzakonisht e vlerësuar dhe mirënjohëse kur takoj vajza dhe gra, jo vetëm nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga vende shumë të largëta. Emri im ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku klientët udhëtojnë 12 orë me fluturim dhe më pas 3 orë me makinë deri në Pogradec. Kam pasur gjithashtu kënaqësinë të mirëpres kliente nga qytete të ndryshme të Italisë, Francës, Gjermanisë, Spanjës, Zvicrës, Suedisë dhe Austrisë, si dhe nga ishuj të Greqisë si Mykonos. Po ashtu, kam patur kliente nga Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Skocia dhe vende të tjera. Ky përkushtim, i vajzave që udhëtojnë nga kaq larg, është një nder i madh për mua dhe më motivon të jem gjithnjë në nivelin më të lartë të punës sime.

 

Cili është sekreti i vetullave të bukura, pse ka kaq shumë rëndësi një vetull e kuruar?

Vetullat e bukura janë rezultat i një kombinimi të harmonisë, teknikës së duhur dhe përkujdesjes së vazhdueshme. Çdo fytyrë ka veçantinë e saj, dhe sfida më interesante është krijimi i vetullave që jo vetëm duken natyrale, por që theksojnë në mënyrë perfekte tiparet unike të secilës kliente. Përmes teknikës së microblading dhe përvojës ndër vite, arrij të krijoj një formë të vetullave që zgjat dhe ruan natyralitetin. Përveç estetikës, një vetull e mirë punuar, si me teknikën e microblading-ut, kursen kohë dhe mund në përditshmëri, duke rritur vetëbesimin tuaj. Kujdesi ndaj tyre është më shumë sesa një luks – është një investim në pamjen dhe stilin tuaj!

 

Kur nevojitet punimi microblading dhe pse?

Microblading është i nevojshëm kur vetullat janë të rralla, asimetrike ose kanë boshllëqe për shkak të faktorëve gjenetikë, plakjes, apo dëmtimeve nga aksidente, djegie ose trajtime të mëparshme. Kjo teknikë krijon një pamje natyrale dhe të kuruar, zhduk nevojën për t’i rregulluar çdo ditë.

 

Dikush kërkon vetull Vip-ash, dikush e kërkon natyrale? Cili është dallimi?

Dallimi midis vetullave “VIP-ash” dhe atyre natyrale është në stilin dhe dendësinë e fijeve. Vetullat “VIP” janë më të theksuara, më të plota dhe shpesh janë krijuar me një formë më të ndjeshme dhe më të rregulluar, për një pamje më dramatike. Ndërsa vetullat natyrale janë më të buta, më të përshtatshme me formën e natyrshme të fytyrës dhe më të lehta në përmasë dhe ngjyrë, duke dhënë një pamje më të freskët dhe të thjeshtë. Vetulla natyrale është më e kërkuara tek unë.

3cc417d0-04b7-4d1a-8e0a-2d686ceec125    00

E mbani mend numrin e vetullave të punuara microblading?

Nuk mund të them një numër të saktë, por muajt e fundit kam pasur një mesatare prej rreth 200 kliente çdo muaj.  Rasti më i vështirë ka qenë një kliente nga Italia, e cila e kishte arkadën, pra kockën e ballit të sheshtë dhe zona e vetullës thuajse nuk kishte fare qime. Kjo ishte një sfidë e veçantë, pasi kërkonte shumë precizion për të krijuar një formë natyrale dhe të përshtatshme me strukturën e saj të fytyrës.

 

Sa kohë zgjat një seancë microblading? Sa komode është?

Një seancë microblading zakonisht zgjat nga 1 orë deri në 1 orë e gjysëm, por përvoja më ka bërë t’i përfundoj edhe për 40 minuta. Gjatë procedurës, krem anestetik bën që shumica e klientëve të ndjehen rehat. Pas procedurës, mund të ketë ndjesi të lehta të enjtjes ose ndjeshmërisë, por është një proces i përballueshëm dhe pa dhimbje të forta.

 

Cila është periudha mesatare e qëndrueshmërisë?

Periudha mesatare e qëndrueshmërisë së punimit të vetullave është zakonisht 2 deri në 3 vite, por kjo mund të ndryshojë në varësi të llojit të lëkurës, stilit të jetesës dhe kujdesit pas procedurës.  Lëkurat e yndyrshme kanë tendencë ta shkarkojnë ngjyrën më shpejt. Për të ruajtur formën dhe ngjyrën e vetullave, është e rekomanduar të përsëritet procedura çdo 18 deri në 24 muaj.

2e3828c5-c4f7-43b1-99df-3095ea89ecef    d5ee4ada-719c-472e-9db6-93e774381447

A janë të sigurta procedurat e microblading?

Procedurat janë të sigurta kur realizohen nga një profesionist i trajnuar dhe kur respektohen të gjitha rregullat e higjienës. Unë gjithmonë përdor produkte të cilësisë së lartë, të çertifikuara dhe të sigurta për përdorim në lëkurë. Pigmentet që përdor janë pa kimikate të dëmshme, bio, gjithashtu nga phibrows dhe mjetet janë të pastra dhe të sterilizuara për çdo klient, duke theksuar që brisqet që imitoj fijet janë njëpërdorimshme. Siguria është prioriteti im.

 

A ka ndonjë kujdes të veçantë pas procedurës?

Këshilla ime pas procedurës është: Mbaj lëkurën e hidratuar me krem dhe bëj masazh çdo dy orë për 7 ditë rresht. Sigurohu që vetullat të mos lagen për 7 ditë, për të shmangur infeksionet dhe për të lejuar që pigmenti të mbetet i qëndrueshëm. Shmang ekspozimin në diell, sauna, ose pishina gjatë periudhës së shërimit. Kjo kujdesje do të ndihmojë që rezultatet të jenë të qëndrueshme dhe natyrale.

 

Adresa: Rruga Kajo Karafili, mbi valutë, Pogradec

Cel: 069 760 9164

Facebook: Parukeri & Microblading Egla

Instagram: @egla_glow_up

TikTok: @egla_glow_up

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top