Të menaxhosh veten është një aftësi, jo gjithmonë të ardhurat mund të të kufizojnë të bërit të një jete të mirë. I ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj, “Mos i fol shoferit” aktori i njohur, Eglein Laknori ka treguar se si e përballon jetesën një aktor humori.
“Besoj në mënyrë korrekte. Edhe të ardhurat nuk besoj se janë shumë të këqija. Ndonjëherë njeriu mund të kënaqet me pak, ndonjëherë mund të mos kënaqet kurrë. Ai që di të bëjë jetë normale, besoj se ia del dhe me rrogë mesatare,” – tha ai.
Nga një ish-mësues trombe, ai është bërë pjesë e shfaqjeve humoristike prej disa vitesh, ku mori dhe vëmendjen e publikut. Nga pjesëmarrja e tij në ‘Apartamentin 2xL’, të gjithë kanë nisur ta njohin si Egli, ku e pëlqejnë për batutat që bën.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Nl34Ul3Jx8g
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.