Lifestyle

January 29, 2018 | 11:17

Mikrovala i shkatërron vlerat e ushqimeve

Aparaturat e mikrovalës janë shumë popullore sot për rinxehje, edhe gatim. Falë shkencës moderne, mund të nxehim ushqimin për 30 sekonda.

1

Por studime të shumta tregojnë se mikrovala ul vlerën e ushqyesve, shkatërron shumë vitaminat dhe fitonutrientët, që parandalojnë sëmundjet dhe mbështesin shëndetin tonë. Fitonutrientët ose fitokimikatet janë përbërës që ndihmojnë në ruajtjen e vitalitetit të ushqimeve me bazë bimore.

Për të kuptuar se si i shkatërron këto fitonutrientë, duhet të kuptojmë natyrën e këtyre përbërësve. Fitonutrientët janë molekula shumë delikate, që shkatërrohen shumë lehtë me nxehtësi. Karotenoidet, antioksidantët dhe molekulat e tjera si DIM ose diindolylmethane (tek brokoli psh) ose anthocyaninet, shkatërrohen lehtë nga energjia e mikrovalës.

98% e nutrientëve të gjetur në brokoli, shkatërrohen në mikrovalë. Çdo gatim në fakt ndryshon përbërjen e nutrientëve në çdo ushqim, në një formë ose në tjetrën. Kështu që gatimi në temperaturë të ulët dhe i ngadaltë, duket se ruan shumicën e tyre. Kurse ngrohja apo gatimi me temperaturë të lartë dhe të shpejtë, shkatërron më shumë nutrientë.

Ndërkohë, mikrovala është mënyra më e keqe e gatimit të ushqimit sepse ngacmon molekulat e ujit brenda ‘asaj që po gatuani ose nxehni’, duke sjellë dekompozim molekular pothuajse total të vitaminave dhe fitonutrientëve që promovojnë shëndetin tuaj. Ushqimi në mikrovalë nuk është totalisht i vdekur, por është i shkatërruar nga ana molekulare./Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top