FB

August 2, 2021 | 8:13

Eksperimenti me Albertin e vogël / Prindër, kujdes kur i frikësoni fëmijët tuaj pse bëjnë rrëmujë, gabime apo nuk ju dëgjojnë

 

1920 nga John B. Watson dhe Rosalie Rayner

Detaje të eksperimentit: Ky eksperiment është kritikuar shumë për mungesën e etikës lidhur me mënyrës se si është vepruar me fëmijën e vogël. Eksperimenti i Albertit të Vogël është një eksperiment i kontrolluar që tregon dëshmi empirike të kushtëzimit klasik te njerëzit. Studimi gjithashtu jep një shembull të përgjithësimit të stimulit.

rudina

Përgatiti Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Hipoteza fillestare e këtij eksperimenti, kryer më 1920, nga Watson dhe Rayner, ishte se këta studiues premtonin se nëpërmjet një serie kushtëzimesh, ata do të arrinin të zhvillonin tek fëmija 9-muajsh një frikë irracionale/irreale.

Eksperimenti filloi duke vendosur objekte te ndryshme ( një lepur, një maskë, një mi të bardhë ) përballë fëmijës, i cili në fillim nuk ka frikë nga kafshët e objektet. Më pas Watson bënte një zhurmë shumë të madhe sa herë fëmijës i prezantoheshin stimujt. Eksperimentuesi, pas dy muajve, vazhdoi testimet me miun laboratorik.

Pas disa herëve të këtij prezantimi (zhurmë+miu) fëmija filloi të qajë duke treguar shenja të frikës sa herë miu dukej në dhomë.

Watson krijoi reflekse të kushtëzuara më pas edhe me objekte e kafshë të tjera (lepur, arusha etj) derisa Alberti i vogël i kishte frikë të gjitha.

Alberti i Vogël, tashmë 1 vjeç,  dukej se përgjithësonte përgjigjen e tij ndaj miut të bardhë. Ai qante kur shikonte objekte  të mbuluara me qime, të tilla si një lepur, një qen , një pallto , madje edhe një maskë të Santa Klaus me topa pambuku të bardhë.

Kritikat për këtë studim kanë qenë të shumta lidhur jo vetëm për mënyrën si është operuar por dhe me detaje të subjektit-Alberti u mor nga një spital, fati i të cilit nuk u mor më vesh pas eksperimentit( ka të dhëna kontraversive).

Eksperimenti tregoi se kushtëzimi klasik (i zbuluar nga Pavlovi në eksperimentin me qentë) funksiononte dhe me njerëzit.

Një nga implikimet më të rëndësishme të këtyre gjetjeve është se shumica e frikërave të të rriturve janë të lidhura me eksperienca të frikshme përgjatë fëmijërisë.

Kujdes për të gjithë prindërit; kur i frikësoni fëmijët tuaj për arsye se kanë bërë rrëmujë apo kanë bërë gabime apo se nuk ju dëgjojnë.

Kujdes kur i dënoni fëmijët tuaj- dënimi duhet të jetë i ndryshëm- asnjëherë i përsëritur.

Nëse ju si prindër përdorni vazhdimisht në mënyrë të përsëritur ndëshkime e kërcënime me shprehje “do të të vras”, “do të sjell policinë”, “do të ta pres…” e plot shprehje të tjera frikësuese, fëmija juaj mund të krijojë frikëra të kushtëzuara  për objekte apo ngjarje të caktuara, për të cilat ju si prindër nuk do të mund t’i kuptoni pse dhe sigurisht s’do të dini t’i largoni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top