Këshilla & Arsye

August 28, 2018 | 12:14

Ekspertët shpjegojnë: Ja pse bebes nuk i duhet përdorur rrethorja për të ecur

Përveç faktit se është një shpenzim më pak, ekzistojnë edhe arsye të tjera të rëndësishme përse nuk duhet të blini rrethore për beben. Shumica e punëtorëve shëndetësorë dhe e ekspertëve të sigurisë nuk rekomandojnë rrethore për bebe pikërisht për shkak të këtyre arsyeve:

  1. Rrethorja nuk do ta ndihmojë beben të mësojë të ecë

“Hulumtimet kanë treguar që bebet të cilat përdorin rrethore mësojnë të ecin një muaj më vonë se bebet të cilat nuk e përdorin atë”, shpjegon pediatri David Geller dhe shton se bebet mësojnë të ecin duke parë dhe kuptuar se si lëvizin këmbët dhe shputat e tyre”.

Nëse rrethorja përpara ka mbështetësen, bebja nuk mund të shohë se çfarë ndodh me pjesën e poshtme të trupit dhe nuk mund të marrë informacionin që i nevojitet për zhvillimin motorik.

  1. Rrethorja mund të ngadalësojë zhvillimin

“Bebet të cilat përdorin rrethore mësojnë të zvarriten, të qëndrojnë në këmbë dhe të ecin më vonë se zakonisht dhe vazhdojnë të tregojnë zhvillim të vonuar motorik muaj të tërë pasi kanë mësuar të ecin”, shpjegon pediatri Alan Greene. Përse ndodh kështu? Sepse fëmijët në atë mënyrë i kalojnë hapat vendimtarë në mësimin e ecjes si drejtim i pavarur. Gjithashtu, për shkak se rrotat ia lehtësojnë bebes lëvizjen nëpër dhomë – ato mund të zvogëlojnë dëshirën për të ecur.

  1. Rrethorja për ecje mund të shkaktojë fatkeqësi serioze

“Rrethoret janë të rrezikshme, sepse u ofrojnë bebeve shpejtësi shtesë, lartësi shtesë dhe qasje ndaj shumë rreziqeve”, thotë pediatri Jay Hoecker.

Shumica e lëndimeve dhe e fatkeqësive ndodh kur rrethorja bie shkallëve apo përplaset nëpër mobilie. Edhe më rrezik kur prindërit e lënë fëmijën të drejtojë vetë rrethin pa mbikëqyrjen e tyre, mirëpo dr. Geller thekson se edhe prania e prindërve nuk është garanci për pengimin e lëndimeve.

Çfarë mund të bëhet në vend të përdorimit të rrethores?

Në vend të kësaj mendoni t’i blini vogëlushit tuaj një kopsht të vogël për të luajtur në të cilin bebja juaj ka vendin e sigurt për të qëndruar ulur, për t’u zvarritur dhe luhatur. Pajisjet statike dhe didaktike të lojërave të cilat duken si rrethore, por pa rrota – gjithashtu janë ide më të mira se sesa rrethoret, konstatojnë ekspertët.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top