FB

April 4, 2024 | 7:15

Ekspozimi ndaj pesticideve rrit rrezikun e shfaqjes së autizmit

Ekspozimi ndaj pesticideve para lindjes, apo në vitin e parë të jetës mund të jetë një faktor kyç, që ndikon në shfaqjen e shqetësimeve të spektrit të autizmit. Madje në rastet më të rënda duket se ndikon deri në 50%. Studimi më i madh i kryer deri më sot është publikuar në revistën mjekësore ‘British Medical Journal’. Por autorët shpjegojnë se ky studim mund të tregojë vetëm një lidhje të mundshme mes pesticideve dhe autizmit dhe jo një raport shkak-pasojë.

Kërkuesit e universitetit të Californisë kanë studiuar të dhënat e rreth 38 mijë fëmijëve, 2961 prej të cilëve me diagnozën e autizmit. Familjet e tyre jetonin në një zonë bujqësore në SHBA ku përdorimi i pesticideve apo antiparazitarëve ishte relativisht i lartë. Nënat që gjatë shtatzënisë kishin jetuar në një rreze prej 2 km në zonat me përdorim të lartë të pesticideve ishin 15% më tepër të ekspozuara për të pasur fëmijë autikë. Nëse edhe fëmija kishte të njëjtin ekspozim në vitin e parë të jetës, rreziku arrinte në 50%.

Të njëjtët studiues këshillojnë që për të evituar impaktin negativ mbi zhvillimin neurologjik duhen evituar zonat e tilla. Statistikat botërore theksojnë se vitet e fundit autizmi ka pësuar rritje të dukshme në vendet e industrializuara, madje ky numër po shtohet dita ditës edhe në Shqipëri.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top