FB

April 10, 2026 | 16:00

Ekuilibri midis mirëkuptimit dhe kufijve socialë tek fëmijët mbetet thelbësor

 

Isha në supermarket, duke menduar çfarë të blija. Papritur, fëmija para meje nisi të hidhte nga rafti gjithçka që gjente: vajra, uthulla, kos. Nëna e tij, me zë të qetë, i tha:

-“Të kuptoj…, e di që po përpiqesh të shprehësh energjinë tënde.”

-Zonjë, çfarë po thoni? Nuk është fushë energjie, është korridor vajrash. Mund të lëndohemi.

Atëherë kuptova diçka: dikush po e ngatërron njohjen e emocioneve me mungesën e kufijve.

alda-bircaj-okokokKy është një nga problemet kur prindërimi i butë, apo retorika e tepruar e të drejtave, zbatohet pa mendim kritik. Fëmija ka nevojë të dëgjohet dhe të kuptohet. Por ai duhet të mësojë edhe kufijtë socialë: p.sh. që produktet nuk hidhen në dysheme.

Fëmijët kanë nevojë si për vlerësim emocional, ashtu edhe për rregulla të qëndrueshme. Njëra pa tjetrën krijon çekuilibër: ose fëmijë të frikësuar e autoritarë, ose fëmijë që nuk tolerojnë asnjë frustrim.

Sot shpesh shohim një teprim të prindërimit të butë: gjithçka quhet “dhunë”, gjithçka “traumë”. Fëmija mëson se bota duhet ta trajtojë gjithmonë me doreza. Por jeta ka edhe “jo”, ka zhgënjim dhe frustrim. Nëse nuk mësohen në shtëpi, do të mësohen jashtë, shumë më ashpër.

Prindërimi më i shëndetshëm mbetet një ekuilibër midis mirëkuptimit dhe kufijve. Të thuash: “E kuptoj pse e do çokollatën” ka kuptim. Të lejosh fëmijën të rrëzojë raftin, jo.

femije-supermarketShënim: Ky reflektim nuk i referohet fëmijëve me vështirësi zhvillimore ose neurozhvillimore, ku nevojat dhe ndërhyrjet janë të ndryshme. Bëhet fjalë për rastet e zhvillimit tipik, ku ekuilibri midis mirëkuptimit dhe kufijve mbetet thelbësor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top