Editorial

September 24, 2018 | 12:26

Ekuinoksi i vjeshtës, pse bie më 23 shtator?

Ky është viti i katërt radhazi që data është zhvendosur një ose dy ditë pas datës 21 shtator, por nuk është shumë vonë. Momenti që rrezet e diellit janë pingul me Tokën ndryshojnë sipas boshtit të rrotullimit

Natën e 23 shtatorit, në orën 3.54, ka filluar zyrtarisht ekuinoksi i vjeshtës dhe sezoni i rënies së gjetheve përkundër klimës që na bën të ndihemi si të ishte verë. Rrezet e diellit në kohën e ekuinoksit bien pingul në tokë. Në realitet, barazia mes ditës dhe natës ndodh disa ditë më vonë. Pra, kohëzgjatja e ditës është pothuajse e njëjtë me atë të natës siç ndodh edhe në ekuinoksin pranveror, ndërsa në solsticin e dimrit kemi natën më të gjatë dhe ditën më të shkurtër ndërsa e kundërta e kësaj ndodh me solsticin e verës, pra kemi ditën më të gjatë dhe natë më të shkurtër.

Duke qenë se kjo stinë zgjat deri në dhjetor, aksi i Tokës do të jetë gjithmonë e më i pjerrët me rrezet e diellit dhe kjo do të na sjellë netë të ftohta dhe të gjata. Në anën tjetër të Tokës, në hemisferën jugore ndodh e kundërta. Pra, arsyeja nuk është distanca nga Dielli, por pjerrësia: për më tepër, gjatë verës, Dielli është në pikën më të largët të orbitës. Zakonisht, vjeshta fillon nga 21 shtatori, por ka një ndryshim midis vitit tropik të kalendarit dhe vitit anësor lidhur me kohën e saktë të rrotullimit të Tokës rreth diellit që është 365 ditë, 6 orë, 9 minuta dhe 10 sekonda. Pra, çdo vit që përbëhet prej 365 ditëve humbim rreth gjashtë orë që janë gjetur në vitin e brishtë për të arritur qëllimet. Kjo është arsyeja pse ekuinoksi vjeshtë deri në vitin 2020 do të ndodhë ndërmjet datës 22 dhe 23 shtator.

 

Burimi / www.corriere.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top