Elia Zaharia, e bija e Gjergj Zaharisë dhe aktores Yllka Mujo ka festuar 33 vjetorin e lindjes. Me këtë rast një dedikim i veçantë ka shkuar për prindërit e saj.
“ Falenderoj Zotin për dhuratën me të çmuar në botë, prindërit e mi të dashur! Çdo gjë në jetë ia dedikoj atyre!”, shkruan Elia.
Edhe pse të divorcuar, prindërit e Elias dhe vëllait të saj, Amosit janë gjithmonë pranë dy fëmijëve.
Elia, prej vitesh, jeton me Princ Lekën në pallatin e familjes mbretërore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.