Në fokus

September 1, 2018 | 9:30

Elixir Spa Shkodër, serumi i bukurisë!

Energji dhe mirëqenie. Është kjo mikpritja e një stafi të përkushtuar vajzash, të cilat prej dy vitesh mirëpresin të gjithë ata që e duan të bukurën. “Elixir SPA Shkodër” është një nga qendrat më të mëdha të bukurisë në këtë qytet, të cilat frymëzojnë çdo ditë me duart dhe idetë e tyre të arta, të gjithë klientët që kërkojnë shërbime nga më të ndryshmet aty. 

Migena dhe Evisi, si dy më profesionistet e kësaj qendre, estetiste në profesion, thonë se çelësi i suksesit të mirëfunksionimit të qendrës është padyshim gjithëpërfshirja dhe angazhimi shumëpalësh i stafit ndërthurur me kërkesat e klientit. Zinxhiri i fortë i kësaj marrëdhënieve krijohet edhe falë shërbimeve të shumta, që nisin nga kurimi estetik, imazhi, e deri te trajtimet e ndryshme në oazin e relaksit të SPA-ve.

MIGENA GEGA, ESTETISTE

Sa rëndësi ka për imazhin ky aspekt dhe si e keni të organizuar qendrën?

Pamja e jashtme është impakti i parë që kemi me çdo individ, prandaj është shumë i rëndësishëm kujdesi që duhet të tregojmë ndaj vetes. Qendra jonë është e ndërtuar në mënyrë të atillë që klienti të marrë çdolloj shërbimi në të gjitha aspektet e estetikës, parukerisë, make-up, kujdesit ndaj duarve, masazheve dhe zonës së relaksit.

Sa kohë ka ky biznes dhe a do të jetë në të ardhmen një shkollë për trajnuesit e rinj?

Qendra jonë ka plot 2 vite që është hapur në qytetin e Shkodrës. Përsa i përket hapjes së shkollës, ky është ndër qëllimet tona kryesore për të ardhmen.

Sa sfiduese janë markat e produkteve dhe teknologjia?

Qëllimi ynë është të punojmë me markat me prestigjioze në treg. Mes një game të gjerë produktesh, ne kemi zgjedhur ato me cilësinë më të lartë bimore.

Cila është arma juaj e fortë?

Është bashkëpunimi mes stafit, komunikimi me klientin dhe ofrimi i risive më të reja në treg.

EVIS SAITI, ESTETISTE

Shkodra njihet si një qytet ku kultura estetike zë vendin e parë. Ndodh kështu?

Ne marrim pjesë vazhdimisht në trajnime profesionale jashtë vendit, duke u munduar të sjellim risitë më të fundit. Motoja e qendrës tonë, “Aty ku trupi dhe mendja bëhen një”, është e rëndësishme që klientit përveç shërbimeve t’i ofrohet dhe qetësia shpirtërore.

Cilat janë shërbimet tuaja?

Kryesorja në fushën e estetikës dhe masazherisë është përmbajtja e produkteve, të cilat janë me bazë bimore. Ofrojmë lloje të ndryshme, ku mund të përmendim më kryesoret: masazh relax, masazh me gurë të nxehtë, sportiv, limfodrenazh, anticelulit dhe lloje të tjera. Gjithashtu ofrojmë trajtime të fytyrës për të gjitha problematikat e saj. Së fundmi, linja e re Revivre që përdoren në qendrën tonë dhe për herë të parë në Shqipëri ka përbërje të vajrave esencialë, të cilat bëjnë të mundur reagimin e shpejtë të lëkurës. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe zonën e relaksit, ku përfshihen Jacuzzi dhe Sauna, e që klienti përfiton një çlodhje totale.

 

ERLINDA KOMI DHE DORIANA JAKUPI KURATORE IMAZHI

Çfarë mendoni se ka vlerë në kulturën e të kuruarit të imazhit?

Rritja e vetëvlerësimit të personave, që edhe ata të kenë mundësinë të ndihen të bukur, pavarësisht komplekseve që mund të kenë.

Sa rëndësi ka një flok i krehur mirë dhe një grim sipas orëve të përditshmërisë?

Të kesh një imazh të kuruar që në mëngjes, qoftë edhe në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, ka shumë rëndësi për një femër, që ajo të ndihet e sigurt kur të shfaqet në shoqëri. Por në veçanti, make up-i është shumë i rëndësishëm që të jetë i ndryshe në orare të ndryshme të ditës.

Çfarë ofroni ekstra për klientelën e këtij qyteti?

Risitë më të fundit janë në fushën e parukerisë dhe makeup-it. Mundohemi të jemi gjithmonë IN me tendencat e fundit, gjithashtu duke eksperimentuar mënyra të ndryshme. Kjo falë trajnimeve brenda dhe jashtë vendit.

Sa rëndësi kanë markat e kozmetikës, në një shërbim korrekt?

Parimi ynë kryesor janë produktet. Duke qenë se jemi në kontakt të parë me lëkurën dhe flokët e klientit, kujdesi ndaj tyre është maksimal.

ARTES AKSHIJA, NAIL ARTISTS

Kurimi estetik i duarve është një tregues për natyrën e individit. Çfarë ofroni ju?

Duart janë një tregues shumë i mirë i jetesës që bëjmë, ndaj është shumë i rëndësishëm kujdesi ndaj tyre. Teknikat që përdorim në qendrën tonë janë: zgjatimi i thonjve; ndërtimi i thoit natyral me xhel; punimi me manikyr xhel i thonjve të duarve dhe këmbëve; dizenjimi i thoit bëhet në varësi të dëshirës së.

Cilat janë shërbimet që u mundësoni klientëve?

Përveç kujdesit të thonjve merrem me kujdesin e plotë të duarve dhe këmbëve, për t’i çtensionuar e falur energji.

Cilat është garancia për duar jo vetëm të bukura?

Kryesorja është që, përveç duarve të bukura e të buta, të kemi dhe duar të shëndetshme. Gjëja më e rëndësishme është dezinfektimi i mjeteve të punës. Duke qenë se duart janë më të ekspozuara ndaj çdo ndryshimi klimatik, ato kanë tendencën të plaken më shpejt. Për këtë arsye i këshillojmë klientit trajtimin e plotë të duarve, duke filluar nga scrubi për heqjen e qelizave të vdekura, më pas një maskë e thellë për hidratimin e tyre ose përdorimi i parafinës për një qarkullim më të mirë gjaku dhe një super hidratim të tyre.

Sa e ndjekin në fakt trendin shqiptarët dhe cilat mosha dominojnë?

Vajzat në Shkodër janë gjithmonë në kërkim të tendencave të fundit dhe normalisht këtë sezon dominuan ngjyrat e errëta dhe ato natyralet. Moshat e reja synojnë më shumë tek ngjyrat e errëta, ndërsa moshat e treta tek ato natyralet.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top