Lifestyle

March 8, 2017 | 15:00

Eliza Dushku:Drogat janë të forta, por ne jemi më të fuqishëm

Aktorja shqiptare e cila tashmë është një yll ndërkombëtar, ka rrëfyer për herë të parë një pjesë të jetës së saj që askush nuk e njihte.

2

Në një fjalim të mbajtur para një grup studentësh në New Hampshire ajo ka rrëfyer se prej vitesh është trajtuar për të hequr dorë nga varësia e saj ndaj alkoolit dhe drogës. Eliza tregon se tashmë prej 8 vitesh është esëll dhe ka shpëtuar prej këtyre veseve dhe e gjithë kjo falë familjes.

Ata e kanë larguar nga shtëpia dhe e kanë ndaluar të takojë mbesën e saj, dhe kështu ajo vendosi që të hiqte dorë për hir të familjes.

“Më kujtohet im vëlla që nuk më lejonte ta takoja mbesën time sepse më thoshte se nuk më besonte. Por sot jam një hallë shumë e mirë, dhe e dini çfarë?! Ai kishte shumë të drejtë që nuk më lejonte… Braktisa veset e këqija për hir të familjes dhe sot jam esëll, e kthjellët. Drogat janë të forta por ne jemi më të fuqishëm”, ka përmbyllur mesazhin Eliza.

1

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top