FB

January 24, 2022 | 8:30

Ellie Goldstein është modelja e parë me sindromën Down e një prej markave të njohura të veshjeve

 

Ellie Goldstein është modelja e parë me sindromën Down. 18-vjeçarja nga Ilford – në veri të Londrës – bëri realitet ëndrrën e saj: pas vitesh praktikë mes reklamave dhe xhirimeve, ku ajo arriti të depërtojë. Një pushtim i saj dhe gjithashtu i botës së modës që ka kapërcyer paragjykimet dhe rezistencat ndaj aftësisë së kufizuar.

0 01

Ellie është fytyra e fushatës së re të bukurisë Gucci, e cila ka mbledhur mijëra pëlqime në rrjetet sociale. Tre vite më parë kontrata e saj e parë me një agjenci që përfaqëson personat me aftësi të kufizuara, pastaj reklamat e para me marka të rëndësishme. Ellie është modelja e parë me sindromën Down e një brendi luksoz. Goldstein gjithashtu dëshiron të diplomohet, është regjistruar në fakultetin e arteve interpretuese të kolegjit Redbridge.

00 1 3 2

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ilmessaggero.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top