FB

May 27, 2023 | 7:25

Elon Musk merr aprovimin, do testojë çipat në trurin e njerëzve! Synon të ndihmojë njerëzit me aftësi të kufizuar

Kompania e Elon Musk ka marrë miratimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të kryer testet e saj të para te njerëzit.

Firma e miliarderit Neuralink dëshiron të ndihmojë njerëzit e paralizuar që të mund të lëvizin apo të shikojnë sërish duke lidhur trurin me kompjuterët.

Neuralink shpreson të përdorë mikroçipat për të ndihmuar njerëzit e verbër apo të paralizuar, dhe për të ndihmuar disa persona me aftësi të kufizuara të përdorin kompjuterët dhe teknologjinë celulare.

Çipat, të cilët janë testuar te majmunët, janë krijuar për të interpretuar sinjalet e prodhuara në tru dhe për të transmetuar informacionin te pajisjet përmes Bluetooth.

Neuralink tha se ky është “një “hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”.

Miratimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave shënon një moment historik për kompaninë, e cila po zhvillon një pajisje për ta futur në tru nga një robot dhe e aftë për të deshifruar aktivitetin e trurit dhe për ta lidhur atë me kompjuterët.

 

 

/Panorama.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top