Lifestyle

May 27, 2016 | 8:36

Elsa Lila sjell “Dremit Liqeri” me notat e Mozartit (VIDEO)

Këngëtarja Elsa Lila ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Romë, të premten e 13 majit. Së bashku me dirigjentin, kompozitorin e violoncelistin, Enrico Melozzi, ajo ka përshtatur muzikën e Mozartit me poezinë e famshme të Lasgush Poradecit “Dremit Liqeri” dhe bëri që publiku të mbante frymën në teatrin Nuovo Cinema Palazzo Piazza dei Sanniti, në Romë.

Duke dashur t’u qëndrojë sa më besnikë autorëve klasikë të muzikës, sipas kritikës, Elsa Lila ka përdorur zërin e saj natyral pa impostimin lirik.

Ky koncert është programuar të shtegtojë në të gjithë Ballkanin e më gjerë, siç thotë dhe titulli i tij.

Ai do të interpretohet edhe në Tiranë dhe Prishtinë, ku me siguri, do të njohë të njëjtin sukses.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top