FB

August 15, 2025 | 9:00

Elvira Ibra, mentorja shqiptare e LuxBox, qendra e parë self-service solarium në Shqipëri, në Lake View Tiranë

 

 

Për të ndërtuar diçka me vlerë të vërtetë, duhet më shumë sesa ide. Duhet botë. Duhet dije. Duhet përvojë që kalon përtej teknikës, e që kthehet në ndjeshmëri. Duhet pasion që nuk shuhet, edhe kur rrugët janë të panjohura. Duhet dashuri, ajo e rrallë, që vetëm vajzat dhe gratë me vizion të thellë e të palëkundur e mbartin në çdo hap që hedhin. Një prej tyre është dhe Elvira Ibra.

elvira-ibra1

Ajo i ka kushtuar jetën e saj bukurisë, jo asaj sipërfaqësore që përshkohet me shikim, por asaj që ndërtohet me kujdes, mendjehapur, me dashuri për mirëqenien, për estetikën dhe për dinjitetin e çdo njeriu që kërkon të jetë më mirë me veten. Në një kohë ku gjithçka lëviz me ritëm të shpejtë, Elvira zgjodhi të ndalet, të mendojë thellë, dhe të përqafonte diçka që nuk ekzistonte më parë në Shqipëri. LuxBox, qendra e parë self-service solarium në zemër të Lake View, nuk është vetëm një hapësirë estetike, është një filozofi. Është ajo qershia mbi tortë që e vendos finalen e përsosur mbi një karrierë 10-vjeçare në industrinë Spa & Beauty siç është ajo e Elvira Ibra. Një karrierë që kërkonte një dimension të ri. Më të guximshëm. Më të rafinuar. Më njerëzor.

Mentore dhe konsulente për shumë vajza e gra, Elvira është frymëzim për ata që besojnë se suksesi fillon nga brenda. Se çdo individ ka një version më të mirë të vetes që pret të ndriçojë. Dhe ajo, përmes LuxBox, ka ndërtuar pikërisht këtë, një dritare ku teknologjia, privatësia, eleganca dhe kujdesi i përkushtuar ndërthuren për të dhënë një përvojë jo vetëm të bukur, por transformuese. LuxBox garanton standardin europian të pajisjeve solar si dhe ofron konsulencën në ndërtimin e një brendi të qëndrueshëm për çdo vajzë apo grua që dëshiron.

 

Si operoni konkretisht në konsulencën e Spa-ve? Si ndodh ky proces?

Procesi i konsulencës sime është i strukturuar dhe i personalizuar. Filloj gjithmonë me një analizë të plotë të biznesit: ambienti fizik, shërbimet aktuale, niveli i stafit, teknologjia që përdoret dhe pritshmëritë e klientelës. Më pas, hartoj një plan veprimi strategjik, që përfshin: optimizimin e stafit, riorganizimin e hapësirës, përzgjedhjen e linjave kozmetike dhe pajisjeve, sistemin e shërbimit ndaj klientit, si dhe sugjerime për marketing dhe identitet vizual. Trajtimi im është gjithmonë holistik dhe afatgjatë, jo vetëm për rritje të menjëhershme, por për ndërtimin e një brendi të qëndrueshëm dhe konkurrues në treg.

 

Cili është brendi më i kërkuar (pajisja)?

Në përvojën time, një ndër pajisjet më të kërkuara në treg është solariumi inteligjent me teknologji hibridë, i cili kombinon efektin estetik me përfitime për lëkurën. Markat që përfaqësojnë cilësi të lartë janë ato me certifikime evropiane dhe sisteme të automatizuara, të përshtatura për modele self-service (vetë-shërbim). Gjithashtu, pajisjet multifunksionale për trajtime faciale dhe trupore (si ato me radiofrekuencë, oksigjen terapi, dhe LED-terapi) kanë pasur sukses të madh në qendrat që kam konsuluar.

 

Sa rëndësi ka teknologjia e produktit, çfarë garanton ajo?

Teknologjia është garancia më e fortë për efektivitet dhe siguri. Ajo ndihmon jo vetëm në rritjen e cilësisë së trajtimeve, por edhe në besueshmërinë e klientëve. Produktet dhe pajisjet me teknologji të avancuar sigurojnë:

  • Rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme,
  • Efikasitet më të madh në kohë,
  • Konsum më të ulët të materialeve,
  • Më pak gabime njerëzore.

 

A është “Lux Box” një koncept që mund të zgjerohet edhe përtej Tiranës?

Po, absolutisht! “Lux Box” nuk është thjesht një ambient bukurie, është një filozofi shërbimi, një eksperiencë që ndërtohet me shumë kujdes dhe pasion. Për këtë arsye, që në fazën e parë kemi menduar ta strukturojmë në atë mënyrë që të mund të ofrohet si franchise për këdo që dëshiron të sjellë këtë koncept në qytetin apo vendin e tij. Kjo do të thotë që “Lux Box” mund të hapet në çdo cep të Shqipërisë, dhe më tej, me të njëjtin standard, emër, stil dhe mbështetje nga ana jonë. Kjo është një mundësi e artë për të gjitha gratë dhe vajzat që duan të ndërtojnë biznesin e tyre në fushën e bukurisë, por duan të ecin me një model të provuar dhe të suksesshëm.

 

Ka një ambicie për të operuar si konsulente edhe jashtë vendit?

Aktualisht, puna ime është e përqendruar në Shqipëri, ku bashkëpunoj me qendra estetike dhe SPA për të ndërtuar struktura më të forta menaxheriale dhe për të sjellë përvoja sa më cilësore për klientët. Por, mund të them me bindje që ambicia për të zgjeruar aktivitetin tim jashtë vendit është shumë e gjallë brenda meje. Është një ëndërr që po e ushqej çdo ditë dhe po e ndërtoj me hapa të sigurt.

 

Sot tregu online po njeh suksese. Si e shihni këtë zhvillim?

Tregu online ka krijuar mundësi të jashtëzakonshme për të komunikuar më drejtpërdrejt me publikun, për të ndarë njohuri dhe për të ndërtuar komunitete. Unë e shoh si një hap përpara drejt një qasjeje më transparente dhe më të afërt me klientët. Rrjetet sociale sot janë si një vitrinë virtuale ku jo vetëm promovon, por edhe edukon dhe frymëzon. Për mua, kjo është një nga anët më të bukura të profesionit tim.

 

Cilat janë ambiciet e radhës?

Mua më motivon zhvillimi, rritja dhe krijimi i diçkaje me vlerë. Në këtë moment të karrierës, jam e fokusuar në ndërtimin e një platforme profesionale ku të mund të trajnoj dhe mbështes stafet e qendrave Spa & Beauty, një formë mentorimi që mungon ende në tregun tonë. Në të njëjtën kohë, dëshiroj të krijoj ura bashkëpunimi me marka ndërkombëtare dhe të çoj përpara ekspertizën time edhe jashtë Shqipërisë. Është një rrugë që kërkon përkushtim, por unë e dua dhe e jetoj këtë profesion me gjithë shpirt.

 

Adresa: LuxBox, kompleksi Lake View Tirana

e-mail: [email protected]

cel: +355 69 638 4792

instagram: elvira.ibra

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top