FB

June 30, 2025 | 16:30

Em dash (-), shenja e pikësimit që po na e imponon ChatGPT-ja

 

ChatGPT-ja është tashmë pjesë e përditshmërisë së gjithkujt që ka nevojë të hartojë një mesazh, një shkresë, një e-mail apo edhe thjesht të gjejë përgjigje për pyetjet që i lindin. Pavarësisht përpjekjeve për të ndërgjegjësuar të rinjtë mbi disavantazhet e përdorimit të shpeshtë të ChatGPT-së, duket se kjo është kthyer në një luftë me mullinjtë e erës. Ja ku gjendemi sot përballë shkrimeve të përsosura nga ana drejtshkrimore, përgjithësisht të sakta nga ana gramatikore dhe sintaksore, por me një veçori të pazakontë për gjuhën shqipe nga ana e pikësimit.

iridaxhuraA e keni vënë re që në shkrimet e gjeneruara nga ChatGPT-ja shfaqet shpesh kjo shenjë pikësimi (—)?

Kjo shenjë quhet em dash, sepse ka gjerësinë e shkronjës “M” në shtypjen tradicionale. Përdorimet më të zakonshme të saj janë:

1.Për të theksuar një ndërprerje ose pauzë në fjali:

Ajo ishte gati ta thoshte të vërtetën — por u tërhoq në çast.

2.Për të futur informacion shtesë ose për të zëvendësuar kllapat/presjet:

Vëllai im — ai që jeton në Gjermani — do të vijë për vizitë javën tjetër.

3.Në fund të fjalisë, për të treguar ndërprerje:

“Nëse do të kisha kujtuar të—”, ajo heshti papritur.

Kjo shenjë pikësimi nuk ekziston në sistemin standard të gjuhës shqipe dhe, për të qenë korrektë me përdorimin e saj, duhet të zëvendësohet me shenjat e mëposhtme:

Shenjat e pikësimit që zëvendësojnë shenjën em dash në shqip:

1.Presja (,)

Përdoret për të futur informacion shtesë në fjali.

Shembull me em dash:

Motra ime — më e vogla në familje — është shumë e talentuar.

Në shqip me presje:

Motra ime, më e vogla në familje, është shumë e talentuar.

2.Kllapat (())

Përdoren për të futur sqarime shtesë, më neutrale ose informuese.

Shembull me em dash:

Vëllai im — ai që jeton në Itali — po vjen për pushime.

Në shqip me kllapa:

Vëllai im (ai që jeton në Itali) po vjen për pushime.

3.Pikë e presje (😉)

Përdoret për të ndarë dy ide që lidhen, por janë të pavarura.

Shembull me em dash:

Ai kishte vetëm një dëshirë — të kthehej në shtëpi.

Në shqip me pikë e presje:

Ai kishte vetëm një dëshirë; të kthehej në shtëpi.

4.Pikë (.)

Kur fjalia ndahet plotësisht për të theksuar idenë.

Shembull me em dash:

E dinte çfarë donte — nuk kishte më dyshime.

Në shqip me pikë:

E dinte çfarë donte. Nuk kishte më dyshime.

5.Vizë e zakonshme (-)

Përdoret kur nuk ka mundësi teknike për të shtypur em dash.

Shembull:

Ai — ndryshe nga të tjerët — nuk foli asnjë fjalë.

Ai – ndryshe nga të tjerët – nuk foli asnjë fjalë.

chatgpt000

Pse është e rëndësishme të respektojmë shenjat e pikësimit të gjuhës shqipe?

1.Për të ruajtur normat gjuhësore standarde

Gjuha shqipe ka një sistem të kodifikuar të drejtshkrimit, ku përfshihen edhe rregullat e pikësimit. Ky sistem siguron që:

  • Tekstet të jenë të kuptueshme dhe të qarta për të gjithë lexuesit;
  • Të shmangen keqkuptimet ose interpretimet e gabuara;
  • Të ruhet uniteti i gjuhës së shkruar në libra, dokumente, shkolla, media etj.

2.Për të shmangur huazimet e panevojshme gjuhësore

Shenja të tilla si em dash (—) i përkasin kryesisht anglishtes dhe gjuhëve që përdorin një sistem tjetër pikësimi. Në shqip:

  • Em dash-i nuk është pjesë e sistemit standard;
  • Përdorimi i tij krijon ndjesinë e një “huazimi” të panevojshëm dhe të panatyrshëm në një tekst shqip.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top