FB

July 15, 2021 | 8:43

EMA studion rastet e çrregullimeve neurologjike pas vaksinës J&J

Vendimi pason alarmin e FDA-së. Autoritetet shëndetësore amerikane kanë identifikuar 100 raste të individëve që kanë zhvilluar sindromën Guillain-Barrè, nga gati 12.5 milion doza të administruara.

1

“EMA po analizon të dhënat e siguruara nga Johnson & Johnson mbi rastet e sindromës Guillain-Barre (GBS) të raportuara pas vaksinimit në serum dhe i ka kërkuar J&J të sigurojë të dhëna të tjera të hollësishme.” Kështu EMA në një shënim për ANSA pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave shtoi një paralajmërim në lidhje me GBS (çrregullime neurologjike) në fletën e informacionit për vaksinën Janssen ku thuhet: “EMA do të vazhdojë shqyrtimin e rasteve dhe do të komunikojë më tej kur informacioni i ri do të jetë i disponueshëm”.

Deklarata e EMA-s vjen pasi New York Times njoftoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) synon të paralajmërojë për rreziqet e mundshme neurologjike në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Administrimi i serumit J&J kundër Covid do të rriste rrezikun e një sindromi të rrallë Guillain-Barrè, i njohur gjithashtu si ‘paraliza e Landry’ dhe që manifestohet me paralizë progresive të gjymtyrëve, së pari këmbëve dhe pastaj krahëve.

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë identifikuar 100 raste të raportuara të individëve që zhvillojnë sindromën Guillain-Barré, nga gati 12.5 milion doza të administruara. Nga këto 100 raste, 95 ishin të rënda dhe kërkuan shtrimin në spital. Një person humbi jetën. “Shanset që kjo të ndodhë janë shumë të ulta dhe shkalla e raportuar e rasteve tejkalon vetëm nivelin bazë në popullatën e përgjithshme me një diferencë të vogël,” tha kompania farmaceutike Johnson & Johnson në një deklaratë.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi huffingtonpost.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top