Nga Lira Gjika, pediatre
Sipas Konicës, hap emancipues do të jetë “kur të mos e quajmë vrasjen trimëri”.
Ku fillon emancipimi? Natyrisht në familje. Kur prindërit nuk e gënjejnë fëmijën nuk e shohin të vogël por njeri, kur nuk e keqtrajtojnë apo krahasojnë, kur nuk e nxitin të hakmerret.
Kur burri dhe gruaja dialogojnë, zgjedhin fjalët dhe nuk e fyejnë njëri-tjetrin.
Kur në familje vajza nuk diskriminohet apo trajtohet si njeri i dorës së dytë apo pronë.
Kur të rriturit menaxhojnë emocionet e tyre.
Kur shkolla ka mision inteligjencën emocionale dhe sociale, jo konkurrencën.
Të bëhet princip pune: “fitimtari nuk konkurron”.
Kur mësuesi nuk është indiferent ndaj bullizmit. Dallon arritjet e nxënësit dhe jo mosarritjet, i ushqen besimin te vetja nxënësve dhe jo dyshimin. Kur shkolla ka mësues që mendojnë se mësues i mirë është ai që e bën nxënësin më të mirë se vetja.
Kur profesioni i mësuesit do të jetë profesioni më me vlerë i kombit dhe mësuesi i vetëdijshëm për këtë mision.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.