FB

May 28, 2021 | 8:38

EMDR, çfarë është terapia e përdorur nga Princi Harry për t’u çliruar nga trauma e tij?

 

Djali i Carlos dhe Lady Diana foli për metodën psikoterapeutike që ka përdorur, për të kapërcyer vdekjen tragjike të nënës së tij. Ditët e fundit, Harry ka deklaruar se ka filluar me sukses rrugën e terapisë EMDR për të përpunuar traumën për shkak të vdekjes tragjike të nënës së tij Diana. “Terapisti mund të na ndihmojë dhe të na drejtojë drejt ndërgjegjësimit për të kapërcyer një dhimbje”, tha Duka i Sussex-it, duke zbuluar se ai kurrë nuk ishte në gjendje të menaxhonte emocionet e tij kur jetoi në Londër, një qytet ku ndjeu shqetësim dhe tension të vazhdueshëm. E të gjitha ishin arsye personale.

2Por çfarë është metoda EMDR? Si funksionon?

Shoqata Emdr, e kryesuar nga Isabel Fernandez, drejtoreshë e Qendrës Kërkimore të Psikotraumatologjisë në Milano, shpjegoi se parimi themelor i metodës Emdr, akronimi për ‘Desensitimi dhe ripërpunimi i lëvizjes së syve’ është që mendja mund të shërohet nga trauma duke përdorur stimuj për të ndihmuar trurin, i cili përpunon përvojën traumatike dhe lehtëson shërimin e saj.

“Kjo metodë e veçantë, e aprovuar prej vitesh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, lindi si një trajtim për çrregullimin e stresit post-traumatik, por përdoret gjithashtu edhe për çrregullime të tjera, të tilla si ankthi dhe depresioni. Publikimet dhe hulumtimet shkencore mbi efektivitetin e saj, si dhe përvojat e terapistëve që zbatojnë këtë metodë, po përshkruajnë rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të EMDR në fushën e psikoterapisë traumatike dhe marrëdhënieve traumatike në familje”, thekson shoqata.

Që nga viti 2010, terapia EMDR është njohur si një qasje psikoterapeutike dhe në vitin 2011 Administrata e Shteteve të Bashkuara për Abuzimin e Substancave dhe Shërbimet e Shëndetit Mendor (Samhsa) e përfshiu atë në mesin e trajtimeve më të vlefshme empirike (të bazuara në prova) dhe efektive në trajtimin e ankthit depresioni dhe PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik). Që nga viti 2013 është përfshirë në rekomandimet e OBSH-së si psikoterapi e zgjedhur për trajtimin e PTSD tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit, dhe për të gjitha çrregullimet që lidhen me situatat stresuese.

Prej disa vitesh kjo terapi realizohet edhe në Shqipëri, nga psikologë të njohur të certifikuar në këtë fushë.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top